1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

MOS FOL PA DIJE – Porosi aq e duhur nga hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

Kur flasim per fe, nuk ka:
“unë po mendoj…”,
por në fe thuhet, ka thënë Allahu i Lartësuar, ka thënë Pejgamberi alejhis selam, kanë thënë dijetarët…
Kjo quhet dituri dhe në këtë mënyrë paraqitet dhe kështu flitet për besimin, çdo gjë përtej kësaj është gënjeshtër për Allahun.

“E kush është më mizor se ai që trillon rrenë për All-llahun dhe ashtu t’i humbë njerëzit në mungesë të dijes.
All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë mizorët.
En’am, 144.

“…dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.”
‘Araf, 33.

Prandaj, mos fol për emrat dhe cilësit e Allahut, për hallallin dhe haramin sipas tekeve tua, por fol vetëm me argument!

Imam Ahmedi, Allahu e pastë mëshiru, ka thënë:

“Kam shiquar në Kur’an dhe kam gjetur se urdhëri për bindje ndaj të Pejgamberit alejhis selam, është urdhëruar në tridhjetë e tri vende.”

Ibn Tejmije, “Es-Sarimul-meslul”, 56.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit