4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

MORANA EDHE ME NJË XHAMI TË RE

Më të lexuarat

Të premten më 02.12.2022 në prani të Reisul Ulema H. Hfz Shaqir ef Fetai, Muftiut të Shkupit Dr Qenan ef Ismailit Kryetarit të Komunēs së Studeniçanit Z. Azem Sadiku, ulemave islam dhe besimtarëve të shumtë u hudh gurthemeli i Xhamisë së re në fsh. Moranë të Shkupit.
Pjesmarrje masovike e qytetarëve të Moranës dhe më gjërë formuan një ambient impozant.
Së pari solemnitetin e përshëndeti dhe urojë këtë nismë të shenjtë Muftiu Dr. Qenan ef Ismaili duke dëshmuar për bujarinë e besimtarëve të Shkupit, në veçanti të Moranës në ndërtimin e xhamive dhe jetës fetare. Fjalë përshendetje pati Krytari i Komunës Z. Azem Sadiku i cili uroi këtë vepër madhore dhe premtoi përkrahje maksimale nga Komuna.
Reisul Ulema i BFI e RMV në fjalēn e tij të rastit shprehi urime të thella duke shpjeguar vlerën dhe rëndësinë e ndërtimit tē Xhamive, si vatra të ngritjes shpirtërore dhe morale të besimtarëve, nga e cila lëshohet drita e besimit, paqës e afrimit në mes njerëzve.
Reisul Ulemanë e shoqëruan Z.Irsal ef Jakupi, Sekretar i Përgjithshëm i BFI dhe Shefi i kabinetit të Reisul Ulemasë Dr. Abdulkerim ef. Iseni.
Duanë e gurthemelit e bëri H. Fejsal ef Kadriu, referent i Muftinisë së Shkupit.
Një vlerësim dhe kontribut të madhë në organizimin e e këtij solemniteti dhanë H. Adnan ef Kadriu, një imam i palodhshëm në ngritjen e vetëdijes së besimtarëve dhe aktivistëve në sfera të ndryshme. Poashtu, edhe imami H. Beqir ef. Osmani, me punën e tij të imamit është konsekuent në detyrat e parapara.
Këshilli iniciativ me punën e tyre dhe me përkrahjen e faktorëve fetar dhe të tjerëve premtuan se do tē jenë në krye të detyrës deri nē kryerjen e kësaj vepre të shenjtë.
Më pastaj, u krye namazi i Xhumasë në Xhaminë e Moranës ku ligjēratën e namazit të Xhumasë e mbajti Reisul Ulema, ndërsa në namaz xhemaatit i priu vet Muftiu i Shkupit.
Lusim Allahun Fuqiplotë që ta bekojë këtë nismë të madhe, ndërtimin e Xhamisë së dytë të Moranës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit