1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Morali i muslimanit me Pejgamberin, alejhi selam

Më të lexuarat

1-Dhënia përparësi dashurisë për të ndaj çdo gjëje. Kjo dashuri arrihet me zbatimin dhe respektimin e thënieve të tij. Thotë Allahu “Binduni Allahut dhe të dërguarit,…”.(Ali Imran 32) Në hadith qëndron “Nuk ka besuar askush prej jush derisa të jem më i dashur tek ai sesa fëmija i tij,prindi i tij dhe tërë njerëzit.( Buhariu)

2-Dërgimi i shumtë i salavateve në çdo kohë,e në veçanti Ditën e Xhuma.

3-Duhet rënë salavat mbi të çdo herë që përmendet emri i tij. Në hadith qëndron “Koprrac është ai, në prezencën e të cilit përmendem dhe nuk bie salavat mbi mua”.( Sahihul xhamii 8278)

4-Dhënia përparësi fjalëve dhe traditës së tij ndaj mendimit të çdo njeriu.

5-Të analizuarit vërtetësinë e thënieve,të cilat i adresohen Pejgamberit, Alejhi selam, sepse: “Kush thotë diç për mua që nuk e kam thënë le t’a përgatisë ulësen e tij prej zjarrit (ose le t’a prêt ulësen e tij prej zjarri). ( Buhariu 106)

6-Te vepruarit sipas sunnetit-traditës së tij aq sa ke mundësi. Thotë Allahu, subhanehu ve teala, “Andaj, sa të keni mundësi ruanu prej dënimit të Allahut, …”.(Tegabun 12) Ndërsa në hadith qëndron: “Shmanguni asaj që ua kam ndaluar dhe kryeni aq sa mundeni atë qe ua kam urdhëruar dhe (mos harroni) se popujt para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe kundërshtimit të pejgambërve”(Buhariu dhe Muslimi). Kjo realizohet duke pasuar dhe zbatuar thëniet e tij në çdo sferë, qofte atë të adhurimit, moralit, etj.

7-Përhapja e sunneteve të tij tek njerëzit me metodë të mirë. Në hadith qëndron “Kumtoni nga unë qoftë edhe një ajet”. (Buhariu)

8-Mbrojtja e sunnetit të tij në rast kërcënimi ose fyerje nga ndonjë i panderë. Është çudi se disa njerëzve po t’iu fyhej fisi ose prejardhja e tyre shef se si hidhërohen por kur dikush fyen Pejgamberin ose traditën e tij, e cila është frymëzim nga Allahu, shef se nuk reagon fare. Nuk ka dyshim se kjo është shenjë e dashurisë së paktë ndaj Pejgamberit.

9- Vërtetimi i lajmeve me të cilat na njofton për gjera sekrete (gajbijjate).

10- Largimi nga çdo gjë që ndaloi apo urreu, sepse kjo është rrugë jona për në Xhennet. Thotë Pejgamberi Alejhi selam: “Të gjithë ju do te hyni në Xhennet përveç atij që refuzon. Thanë: Po kush refuzon o i Dërguari i Allahut? Tha: Ai që më respekton mua hyn në Xhennet ndërsa ai që nuk më respekton, ai veç ka refuzuar (hyrjen në Xhennet). (Buhariu)

11- Ndalimi i teprimit në Lavdimin e tij apo atribuimi i disa cilësive hyjnore,qoftë në dua,betim apo gjëra tjera që kanë të bëjnë me adhurim e të cilat nuk i takojnë askujt përveç Allahut. Thotë Allahu,subhanehu ve teala, duke sqaruar njerzishmërinë e Pejgamberit: “Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse ju…”.( Kehf 110)

12-Marrja si reference apo burim sunnetin e tij në rast polemike. Thotë Allahu, subhanehu ve teala: “Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni Allahut dhe të dërguarit…”(Nisa 59), d.m.th Kur’anit dhe sunnetit. Fatkeqësisht shef njerëz se këtë burim e krahasojnë me tradita e zakone,të tjerët e polemizojnë këtë burim bazik të Islamit me epshet e tyre,apo me fjalë a mendime të njerëzve, ndërsa obligim është kthimi te Kur’ani dhe sunneti ne çdo gjë.

13-Dorëzimi i plotë urdhëresave dhe ndalesave të tij dhe mos luhatshmëria në këtë. Thotë Allahu,subhanehu ve teala: “O ju që besuat, përgjigjuni Allahut dhe të dërguarit kur ju ftojnë për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë), …”(Enfal 24) Po t’a analizoje nënshtrimin e sahabeve do të gjeje realitetin e besimit dhe sinqeritetin e dashurisë ndaj Pejgamberit,Alejhi selam,.

14-Te besuarit se ai është krijesa më e mirë e Allahut, Subhanehu ve teala.

15- Studimi i jetës sëtij dhe marrja mësime,këshilla e urtësi nga jetëpërshkrimi i tij.

16- Mos ngritja e zërit kur t’a dëgjosh fjalën e tij. Thotë Allahu: “Mos ngrehni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit …”. (Huxhurat)

17-Mos marrja rrugë për t’a vizituar (vetëm) varrin e tij sepse kjo gjë është e ndaluar.

18-Dashuria për shokët e tij dhe miqësia me ta.

19-Pastrimi i sunnetit të tij nga thëniet e kota, të cilat i janë përvjedhur librave të hadithit gjatë shekujve apo janë shpifur nga armiqtë e Islamit.

20- Dashuria për ata që mbahen për sunnetit të tij.

21-Urrejtja e shpikësve dhe risimtarëve si dhe urrejtja e kundërshtarëve të hadithit të Pejgamberit, Alejhi selam,.

22- Çdo thënie apo mendim që në start bie ndesh me hadithet e Pejgamberit duhet të gjykohet si i dështuar.

23-Mos ngritja e zërit tek varri i tij.

24- Besimi se Pejgamberi nuk ka vdekur vetëm se pasi që e ka përmbushur apo kumtuar misionin e tij. Thotë Allahu: “Sot përsosa për ju fenë tuaj,…”. (Maide)

25-Dashuria për familjen e tij por pa teprim.

Përshtati në shqip: Sedat Gani Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit