9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Mohamed Morsi, është martir”

Më të lexuarat

Gruaja e ish-presidentit të Egjiptit, Mohamed Morsi, i cili ndërroi jetë dje, shprehu dhimbje për humbjen e burrit të saj duke e cilësuar atë si një “martir”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne e konsiderojmë burrin tim, presidentin Mohamed Morsi, si një martir”, shkroi Naglaa në Twitter.

“Vetëm familja e tij u lejua të marrë pjesë në lutjet e funeralit dhe u varros në varrezat e udhëheqësve të Vëllazërisë Muslimane në qytetin Nasr”, tha ajo, duke shtuar se autoritetet refuzuan varrimin e Morsit në vendlindjen e tij në krahinën Nile Delta të provincës Sharqia.

Deklarata e njëjtë u konfirmua nga djemtë e ish-presidentit Morsi, Ahmed dhe Abdullah, si dhe nga avokati i tij, Abdel-Monem Abdel-Maqsoud.

Autoritetet egjiptiane ende nuk janë prononcuar mbi kushtin e varrimit të Morsit.

Ndryshe, 67-vjeçari Morsi humbi jetën dje në një seancë gjyqësore në të cilën përballej me një mori akuzash që kur u rrëzua dhe u burgos pas puçit ushtarak në vitin 2013.

Ai u varros në Kajron lindore në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nën masa të forta të sigurisë dhe në prani vetëm të anëtarëve të familjes së tij dhe avokatëve.

Me reagime zyrtare Turqia, Katari, Malajzia dhe OKB shprehën ngushëllime për vdekjen e Morsit, ndërkohë Egjipti dhe vendet arabe nuk kanë reaguar për vdekjen e tij.

Morsi, si anëtar kryesor i Vëllazërisë Muslimane të Egjiptit, në vitin 2012 fitoi zgjedhjet e para të lira presidenciale në Egjipt. Pas vetëm një viti në detyrë, ai u rrëzua dhe u burgos në një grusht shteti të përgjakshëm ushtarak të udhëhequr nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes dhe presidenti aktual, Abdel Fattah al-Sisi.

Morsi u dënua me 48 vjet burgim gjithsej në katër nga gjykimet e hapura kundër tij, ndërkohë që vazhdonte procesi i gjykimit në dy raste të tjera për Morsin.

Ai mbahej në izolim pavarësisht nga fakti se ai ka shprehur shqetësime në lidhje me shëndetin e tij. Ai nuk mund të merrte pjesë në shumicën e seancave në gjyqin e tij të nisur pak pasi u rrëzua nga grusht shteti i përgjakshëm në vitin 2013.

“Gjendja ime shëndetësore është bërë serioze dhe po përkeqësohet nga dita në ditë”, pati thënë Morsi më parë, i cili theksoi se nuk do të hiqte dorë nga kërkimi i trajtimit mjekësor, duke deklaruar se kishte rënë dy herë në komë diabetike sepse nuk mund të hante ushqimin e burgut.

Duke iu përgjigjur kërkesave të ish-presidentit, gjyqtari theksoi se kërkesa për ekzaminim mjekësor duhej të nënshkruhej nga mjekët e burgut, një vendim që u refuzua, ndërkohë që autoritet egjiptiane thonin se Morsi po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në burg.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit