13.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Nëse duhet të zgjedh në mes të Islamit dhe syve, unë do ta zgjedh Islamin

Më të lexuarat

Tregohet se halifi emevit Omer ibn Abdulazizi e kishte dërguar emisarin e tij tek perandori bizantin për t’i kryer një detyrë. Kur i dërguari e kreu detyrën e tij, doli për ta shikuar qytetin, meqë rast, kaloi pranë një të verbëri, i cili po lexonte Kuran dhe po bluante drithë. Ai iu afrua dhe i dha selam, por i verbëri nuk ia ktheu selamin. I dërguari i halifit e përsëriti selamin edhe dy ose tri herë, dhe atëherë i verbëri i tha: “Prej nga selami në këtë vend?”

Njeriu i shpjegoi se ishte i dërguari i halifit Omer bin Abdulaziz, i cili pastaj e pyeti: “Po ti, si je gjendur në këtë qytet bizantin?”

I verbëri u përgjigj: “Më zunë rob në filan vendin dhe më sollën tek perandori bizantin, i cili më ofroi ta pranojë krishterimin. Kur unë refuzova, ai më tha: ‘Ose do ta pranosh krishterimin, ose do të jap urdhër që të t’i nxjerrin sytë!’

Unë i thashë: Nëse duhet të zgjedh në mes të Islamit dhe syve, unë do ta zgjedh Islamin.’ Pas kësaj, mi nxorën sytë dhe më sollën në këtë vend. Çdo ditë më sjellin grurë, të cilin e bluaj dhe bukë, të cilën e ha.’

‘Kur u ktheva’, thotë i dërguari ‘e informova halifin Omer ibn Abdulaziz për muslimanin e verbër dhe çështjen e tij, dhe unë ende pa e përfunduar tregimin rreth tij, i pashë lotët duke rrjedhë poshtë fytyrës së halifit Omer ibn Abdulaziz.’

Pas kësaj, halifi i shkroi një letër perandorit bizantin, me këtë përmbajtje: “Unë jam informuar për rastin e filan muslimanit, dhe betohem në Allahun, në qoftë se nuk ma dërgon atë mua menjëherë, unë do ta dërgoj ty një ushtri, fillimi i së cilës do të jetë tek ti, kurse fundi tek unë!”

Abdusamed Nasuf Bušatlić – (Burimi: Ibn Abdul-Hakem, Siretu ‘Umer, fq. 168.; Ali el-Sallabi, Ed-Devletul-emevijje ‘avamilul-izdihar ve teda’ijatul-inhijar, II/234.)

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit