1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mjeku Tritan Kalo: 10 këshilla si ta mundim kuçedrën COVID-19!

Më të lexuarat

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, jep 10 këshilla ndaj qytetarëve se si të luftojnë në këto kohë kundër koronavirusit, duke u kujdesur për veten dhe të afërmit e tyre. Ai ndan edhe një mesazh të fortë ndaj politikës shqiptare.

“Do ia dalim së bashku me ju. Ne punonjësit e Shërbimit Infektiv në QSUT “Nënë Tereza”jemi një ekip, një trup, një zë, një mëndje, një zemër dhe kemi vetëm e vetëm një qëllim: “Shpëtimin e jetëve tuaja duke vënë në rrezik jetët tona”. Ne jemi të barabartë në mes të barabartëve, jo tre as katër as pesë por vetëm një ekip i tërë mjekesh, specializantësh, infermierësh, imazheristësh, farmacistësh, sanitaresh, administratoresh, barrelistësh. Një orkestër e mirë-organizuar në betejën ndaj tinëzarit idhnak COVID-19. Bashkëatdhetarë, ju duam shumë ndaj edhe ju lutemi:

1- TREGOHUNI të sinqertë në komunikimin me Autoritet Shëndetësore dhe ato Ligjzbatuese, në rast se vini nga zona tashmë mjaft të prekura nga Covid-19, sikundër janë Italia, Kina, Anglia, Gjermanija, Franca, etj.,

2- KUJDESUNI ndaj vetes dhe të afërmve tuaj sidomos atyre të moshuar,

3- KUJDESUNI ndaj higjienës suaj dhe asaj të mjedisit ku jetoni

4- QËNDRONI për disa kohë vetëm në mjediset tuaja shtëpiake,

5- USHQEHUNI shëndetshëm dhe me ato mundësi që keni,

6- REHIDROHUNI herë pas here me çajra e lëngje nga më të ndryshmet,

7- VETËIZOLOHUNI kur keni edhe dyshimin më të vogël të kontaktit me persona të sëmurë nga Covid-19, sepse ndihmoni në mos përhapjen e tij, por edhe në mos sëmurjen tuaj,

8- INFORMOHUNI me kujdes kur keni paqartësia, DHE mos bini pre e sharlatanizmave dhe e protagonizmave te rrejshme, që jo pak ngrenë krye në rrethana të tilla epidemike,

9- VETËMJEKIMI me Antibakterialë/Antibiotikë është i pakëshillueshëm,

10- QËNDRONI në kontakt me mjekët e familjes, të cilët ju njohin mjaft mirë, dhe merrni këshillat e tyre shumë të dobishme në raste të tilla…..Mos përdorni vend e pa vend nr. 127, duke ju krijuar mundësinë atyre që vërtet kanë nevojë, të marrin këshillat e duhura dhe ndihmën mjekësore në kohën e duhur.

Kjo është ndihma më e madhe që mundet të na bëni në kësi rastesh. Nuk është aspak koha dhe nuk ka aspak vend për militantizëm partiak të asnjë ngjyre.

30 vite ishin të mjafta për të treguar pandershmërinë, papërgjegjshmërinë dhe pangopësinë e kësaj klase/kaste/glase politiqenërish, të cilëve u besuam fatet e demon-kracisë.

Nëse do të mundemi të nxjerrim mësimet e duhura si popull, shumë shpejt do të na vijë koha për të korrigjuar gabimet tona.

Tani duhet vetëm e vetëm dashuri e përkushtim, besim reciprok e urtësi që t’ia dalim me sukses të mundim kuçedrën Covid-19. Ne së bashku me ju do të fitojmë!!!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit