-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mjekime popullore për fyt të skuqur

Më të lexuarat

Të gjithë jemi gjendur para një situate të tillë, që jemi zgjuar me dhimbje fyti, vështirësi ngrënie ose pirje apo edhe simptoma të tjera gripale. Të shkosh tek mjeku është e rekomandueshme në rastet e të ndjerit shumë keq, megjithatë provoni këto barna popullore, si shërim në kushte shtëpiake dhe tepër të shëndetshme.

 

1. Ekinacea

Ky bar i mrekullueshëm mund të gjendet si çaj dhe në formë suplementari dhe ka treguar se funksionon me të njëjtin efikasitet të atyre alternativave që gjejmë në farmaci. Mund t’i gjeni në çdo vend.

 

2. Ujë me kripë deti

Shumë prej nesh kemi dëgjuar se të bësh gargarë ujë me kripë deti ndihmon të përmirësoni fytin e skuqur.

 

3. Çaj shfrani indian

Shafrani është bar shërues natyral për shumë sëmundje, por një gjë që e bënë shumë efikas është se shëron fytin e skuqur. Kjo sepse është përplot me vitamina që ndihmojnë sistemin imunitar të spastrojë trupin.

 

4. Uthulla e mollës

Nëse e hedh në një çaj me pak mjaltë ju do keni një pije të nxehtë zbutëse që sigurisht do të lehtësoj fytin e skuqur.

 

5. Avullimi

Kjo mënyrë është e diskutueshme dhe studimet në të janë të kufizuara por nga përvoja njerëzore, thuhet se ndihmon. Ose bëni një dush të nxehtë, ulu në banjë të mbushur me avull apo hedh një peshqir në kokë dhe mbaj kokën mbi një enë të mbushur me ujë me avull.

 

Ekinacea forcon imunitetin dhe mbron nga viruset

Marrja e ekstraktit të ekinaceas redukton rrezikun nga sëmundjet virusale për 60 për qind, ndërsa vepron edhe tek infeksionet kronike të sistemit të frymëmarrjes dhe te kanalet urinare, zbulon studimi.

 

Ilaçi bimor ekinacea është shtesë e shkëlqyeshme e ushqimit për njerëzit me imunitet më të dobët të prirë për ftohje dhe sëmundjet virusale, ka zbuluar studimi i Universitetit Cardiff në 750 persona. Ekinacea zakonisht merret në kapsula, tretje ose pika, ndërsa kjo bimë shëruese redukton rrezikun nga sëmundjet virusale për më shumë se 60 për qind, shkruan Daily Mail.

Po ashtu, shkencëtarët kanë zbuluar që ekinacea mund të reduktojë simptomat dhe të shkurtojë zgjatjen e sëmundjes. Pjesëmarrësit e studimit tri herë në ditë gjatë katër muajve kanë pirë pikat ekinacea të përzierë me ujë. Në atë kohë kanë pasur edhe simptomat e gripit dhe ftohjes gjithsej 672 ditë, derisa vullnetarët në grupin kontrollues të cilët nuk kanë pirë ekinacea kanë qenë të sëmurë gjithsej 850 ditë.

“Ekinacea parandalon edhe kthimin e infeksionit, ndërsa na ka befasuar efikasiteti i bimës në forcimin e imunitetit”, – ka thënë udhëheqësi i studimit, profesor Roland Schoop.

Hulumtuesit efikasitetin e kësaj bime e kanë vërtetuar vetëm në llojet klinikisht të vërtetuara siç janë Ekinacea purpurea dhe Ekinacea pallida, si edhe në produktet të bëra nga bimët e freskëta.

 

Si përdoret kjo bimë e mrekullueshme

 

Veprimi themelor i ekinaceas është i orientuar në forcimin e imunitetit, veçanërisht tek infeksionet kronike të sistemit të frymëmarrjes dhe të kanaleve urinare. Ekinacea kryesisht është e dizajnuar për terapi të shkurtër dhe intensive, ndërsa nëse merret për një periudhë më të gjatë duhet të reduktohet doza e rekomanduar.

Edhe pse në mënyrë të volitshme vepron në mbrojtjen e organizmit nga viruset dhe infeksionet, përgatitjet nga kjo bimë nuk duhet t’i marrin njerëzit me ndonjë formë të sëmundjeve autoimuine, sklerozë të shumëfishtë dhe HIV, sepse mund të ketë efekt të kundërt dhe të forcojë simptomat, theksojnë mjekët.

Ekinacea nuk këshillohet të merret më gjatë se tetë javë pa pauzë. Çdo ditë duhet të merret së paku dy javë për të pasur efekt preventiv. Nëse tashmë keni grip ose ftohje merrni një lugë çaji të kësaj tretje çdo tri orë, ose një deri dy kapsula çdo dy tre orë, në dy deri tre ditët e para. Pastaj mund të reduktoni dozën në dy lugë çaji ose gjashtë kapsula në ditë.

Nëse vuani nga sëmundjet kronike, merrni gjysmë luge çaji të tretjes ose dy kapsula tri herë në ditë për tri javë, bëni pauzë një javë dhe filloni përsëri me përdorimin. Bëni kujdes për udhëzimet e përmendura në paketimin ekinacea të cilën e keni blerë, sepse ato mund të dallojnë varësisht nga prodhuesi dhe përbërja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit