15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Dobitë e vërteta të mjaltës dhe qumështit

Më të lexuarat

Mjalti dhe qumështi edhe veç e veç janë të shkëlqyeshëm për shëndetin. Kur veçoritë e tyre bashkohen, fitohet një pije e shendetshme. Përveç shijes së shkëlqyeshme, të cilën shumica e njerëzve e duan, në të fshihen edhe veçori të ndryshme shëruese.Qumështi është i mire për hidratim, shëndetin e kockave, rregullimin e tensionit të gjakut, redukton rrezikun nga krijimi i sëmundjeve kardiovaskulare, parandalon shendoshjen dhe diabetin e tipit 2, ndërsa disa hulumtime kanë treguar që redukton rrezikun nga zhvillimi i kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë.Mjalti është ëmbëltues shume i mire po ashtu, burim i energjisë, vlen për dobësim sepse nxit djegien e yndyrave, përmirëson qëndrueshmërinë, ka veçori antibakteriale, antifungale dhe antioksidative.Me siguri keni qumësht dhe mjaltë në kuzhinën tuaj, dhe asnjëherë nuk mendoni që këta dy përbërës janë ilaç i fuqishëm. Sigurisht që do të keni shumë dobi shëndetësore nga këta dy përbërës veç e veç, por çfarë është kaq e veçantë që këta dy artikuj i bën një dyshe fantastike?

 

1. Kujdesi për lëkurën

Mjalti dhe qumështi kanë veçori antimikrobike. Kjo veçori bëhet edhe më e mirë kur këta dy përbërës përzihen. Shumë mjete për pastrimin e fytyrës bëhen me ndihmën e qumështit dhe mjaltit. Është interesante që ky kombinim përdoret nëpër Spa qendra të ndryshme banjash nëpër botë. Përzieni 3 lugë qumësht të ngrohtë dhe 1 lugë të vogël mjaltë, mbushjen e pambukut lageni në përzierje dhe pastrojeni fytyrën.

 

2. Qëndrueshmëria

Një gotë qumësht dhe 2 lugë mjaltë në orët e mëngjesit do të përmirësojnë qëndrueshmërinë. Qumështi përmban proteina, ndërsa mjalti karbohidratet e nevojshme. Qumështin dhe mjaltin mund ta pinë të gjithë personat, pavarësisht moshës dhe gjinisë.

 

3. Ngadalëson plakjen

Hulumtimet kanë treguar që qumështi dhe mjalti veprojnë në tërë trupin, dhe jo vetëm në lëkurë. Njerëzit në shumë civilizime të vjetra (grekët, romakët, egjiptianët dhe indianët) kanë pirë qumësht dhe mjaltë për të ruajtur rininë e tyre.

 

4. Veprimi antibakterial

Hulumtimi ka treguar që kombinimi i qumështit dhe i mjaltit ka efekt më të madh tek stafilokokët sesa qumështi dhe mjalti veç e veç.

 

5. Tretja

Një gotë qumësht i ngrohtë me 2 lugë mjaltë do të ndihmojnë tek kapsllëku, fryrja dhe sëmundjet e zorrëve.

 

6. Sëmundjet respiratore

Qumështi i ngrohtë është ilaç i shkëlqyeshëm për ftohjen dhe kollin, sikurse edhe mjalti. Nëse i bashkojmë veçoritë e tyre, do të fitojmë ilaç të shkëlqyeshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit