6.1 C
Pristina
E enjte, 13 Maj, 2021

Ëmbëlsirë me shije karameli

Më të lexuarat

Përbërësit për petën

9 të bardha të vezës

300 gr sheqer

300 gr arra të bluara

5 luge miell

1 pluhur paste (bakin, pecive)

200 gr çokollate e bardhe

5 luge vaj

 

Përbërësit per karamelin

7 luge sheqer

300 gr margarine

9 te verdha te vezes

8 luge sheqer

300 gr arra te coptuara imet

 

Përbërësit për glazurën

200 gr çokollate qumështi

2 luge margarine

4 luge qumësht

 

Udhëzimet

Tunden të bardhat e vezës me sheqer derisa sheqeri te shkrihet dhe te formohet nje shkume e forte.

Shtohet mielli i perzier me pluhurin per pjekje dhe arrat e bluara dhe përzihet me luge.

Masa qitet ne kallepin e mbuluar me leter per pjekje me madhesi 30×30 ose te ngjashme dhe piqet ne furren e parangrohur ne 180 grade per 20-25 minuta.

Pandispanja e pjekur lihet te ftohet.

Coptohet cokollata e bardhe dhe pastaj i shtohet vaji dhe shkrihet ne temperature te ulet.

Pandispanja e ftohur lyhet me cokollaten e shkrire njetrajtseisht dhe lihet te ftohet qe cokollata te formesohet.

Shtate luge sheqer i qesim ne nje ene dhe e ngrohim derisa te karamelizohet (shkrihet ) mire dhe pastaj shtojme margarinen dhe e perziejme derisa te shkrihet mire margarina.

Pastaj perziejme 8 luge sheqer me te verdhat e vezes derisa te zbardhet masa dhe kete mase e qesim ne sheqerin e karamelizuar dhe e ziejme ne zjarre te ngadalshme per 5 minuta.

Largohet nga zjarri dhe i shtohen arrat e coptuara imet, perzihet mire dhe lihet te ftohet.

Kur kremi te jete i vaket e qesim persiper glazures me cokollate te bardhe tashme te formesuar dhe lihet prap ne frigorifer.

Pasi te jete ftohur mire kremi pembi pandispanjen ne frigorifer dhe te jete formesuar I qesim persiper glazuren.

Glazura behet me cokollaten e shkrire me 2 luge margarine dhe 4 luge qumesht dhe lihet te ftohet serish ne frigorifer per disa ore./ksh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit