5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

MIT-i kap në Siri autorin e sulmit në Rejhanllë me pasojë 53 viktima

Më të lexuarat

Planifikuesi i sulmit terrorist në nënprefekturën Rejhanllë (Reyhanlı) të rrethit Hataj (Hatay) në vitin 2013-të, Jusuf Nazik (Yusuf Nazik) u kap nga Shërbimi Informativ Kombëtar i Turqisë (MIT) në Siri dhe u soll në Turqi.

Në dëshminë e parë ai pohoi se sulmin që shkaktoi vdekjen e 53 personave në Rejhanllë e realizoi me direktivën e marrë nga shërbimet informativë të Sirisë dhe vijoi duke thënë ‘I bëj thirrje edhe shtetit të Sirisë, shteti turk është shumë i madh, ai do të kërkojë patjetër llogari nga ju”.

Shërbimi Informativ Kombëtar i Turqisë zhvilloi një operacion preciz në qytetin Lazkije të Sirisë ku gjendej Jusuf Nazik, që drejtoi autorët e sulmit me bombë në Rejhanllë dhe siguron kontaktin me shërbimin informativ sirian.

Nazik zinte vend në listën e terroristëve të kërkuar me kod “bojqielli” dhe pasi u kap në operacionin e efektivave të MIT-it, u soll në Turqi me rrugë të sigurta dhe u mor këtu në pyetje.

Në marrjen në pyetje paraprake, terroristi Nazik pohoi se me direktivën e shërbimit sekret sirian, bëri zbulime për vendin e aktivitetit alternativ të veprimit në Turqi dhe siguroi sjelljen e lëndëve shpërthyese nga Siria dhe vendosjen e tyre në dy automjete të tipit transit të cilat i kishte siguruar po ashtu ai.

Terroristi gjithashtu dha informacione të detajuara edhe në lidhje me të ashtuquajturin lider në Siri, Mihraç Ural, i cili gjithashtu ka luajtur rol në shpërthimet në Rejhanllë.

Ai u bëri thirrje për t’u dorëzuar edhe të dyshuarve të tjerë të arratisur, që kanë marrë pjesë në këto sulme dhe pasi bëri të ditur se vendlindja e tij është Antakja (Antakya) dhe dha informacione në lidhje me familjen e tij, pohoi se sulmin e poshtër në Rejhanllë e ka realizuar së bashku me shokët e tij.

Duke bërë të ditur se urdhrin për sulm e ka marrë nga shërbimi informativ i Sirisë, tha: “Nuk munda të arratisem nga shteti turk, jam penduar. Mua më kapën dhe sollën nga Siria. I bëj thirrje shokëve të mi në Siri; kthehuni sa nuk është vonë, shteti turk do tu dalë për zot, shteti ynë do të na dalë ne për zot. I bëj thirrje edhe shtetit sirian; shteti turk është shumë i madh, ai do të kërkojë patjetër llogari nga ju”.

Në operacionin për kapjen e terroristit nuk është marrë asnjë informacion ose mbështetje logjistike nga asnjë vend i huaj dhe fazat e përcaktimit dhe ndjekjes, kapjes dhe sjelljes së terroristit në Turqi janë realizuar nga njësitë e kryesisë së Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë.

Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Abdulhamit Gul, në lidhje me operacionin e suksesshëm të kapjes në Latakia të Sirisë të terroristit Yusuf Nazik, përgjegjës për sulmin terrorist në Rejhanllë të Turqisë në vitin 2013, u shpreh me fjalët: “Natyrisht që shteti ynë, do të ndjek kriminelëtderi në fund, kudo që janë dhe cilit do grupi terrorist t’i përkasin, ndërsa gjykatat e pavarura do të vendosin dënime të përshtatshme për ata”, tha Gul.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit