13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Pse SHBA-ja e zbuti qëndrimin ndaj Serbisë

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar pe dhe Kosova për to nuk është më “çështje e kryer”, por iu duhet dhënë shansi dhëheqësve në Beograd e Prishtinë që të merren vesh, shkruan sonte gazeta “Blic” e Beogradit.

Pas këshilltarit të Trumpit për Siguri kombëtare John Bolton, i cili ishte i pari që para disa javësh e paraqiti këtë qëndrim zyrtarisht, të njëjtën gjë në Beograd e ka përsëritur senatori republikan amerikan dhe kryesuesi i Këshillit për Siguri të brendshme Ron Johnson, gjatë vizitës në Beograd, transmeton Koha.net.

“Qëndrimi amerikan lidhur me ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës e Serbisë është relativisht konsistent dhe ai është se palët zgjidhjen duhet ta gjejnë në kontest “, ka thënë Johnson.

Ai ka theksuar se SHBA-ja, për dallim nga Gjermania, nuk ka vijë të kuqe lidhur me kufijtë, përshëndet dialogun, por nuk vë vija të kuqe.

Sipas kësaj gazete, ky qëndrim e ngre më lart pozicionin e Serbisë në dialog me Kosovën, sepse, siç konstatohet në shkrimin e saj, krahas Rusisë e Kinës, Serbia tani ka qëndrimin pozitiv edhe të SHBA-së, që është i rëndësishëm për rrethanat ndërkombëtare.

Aleksandar Popov nga Qendra për rajonalizim ka thënë se ndryshimi i qëndrimit të SHBA-së nuk e ka befasuar dhe ka shtuar se zyrtarët më të lartë rusë para vetëm disa javësh kanë thënë se përkrahin çdo marrëveshje të cilën e pranon Serbia.

Analisti tjetër nga Beogradi Marko Savkovic, thotë se ndryshimi i qëndrimit të SHBA-së është bërë për shkak të dëshirës së administratës së Trumpit që të shkëputet nga politika e Obamës.

“Njerëzit kryesorë për Serbinë janë nënpresidenti i Pence, i cili ka qenë në lobin serb dhe John Bolton. Të dy ata kanë qëndrim të butë ndaj Serbisë”, thotë ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit