0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ministria e Bujqësisë: 2600 vende të reja pune

Më të lexuarat

Këtë vit nga grantet e Ministrisë së Bujqësisë do të hapen së paku 2600 vende të reja të punës.
 
Sipas fjalëve të ministrit Memli Krasniqi në një intervistë për emisionin ‘Ekonomia me Erëzën” në klan Kosova, 1100 vende pune vijnë drejtëpërdrejt nga grantet e MBPZHR-së, ndërkaq rreth 1500 të tjera indirekte do të hapen si rezultat i zhvillimit të fermave dhe zgjerimit të prodhimit e tregut.
 
Ministri Krasniqi ka përllogaritur këto shifra bazuar edhe në llogaritjet e Bankës Botërore, që përafërsisht me 10 mijë deri në 12 mijë euro hapet një vend i ri pune.
 
“Nga buxheti 20 milionë euro, sa e kemi ndarë për këtë vit vetëm për grante zhvillimore, nga zhvillimi i këtyre granteve ne mendojmë që me këtë program do të gjenerojmë se paku 1100 vende të reja të punës direkte dhe se paku 1500 vende të tjera në mënyrë indirekte. Krejt këto besojmë të arrijmë brenda këtij viti” tha Krasniqi.
 
Bujqësia llogaritet si një nga sektorët kyç për zhvillimin e vendit dhe në rritjen e punësimit. Kryesisht numri më i madh i të punësuarve dhe të vet punësuarve është në bujqësi. MBPZHR-ja sivjet ka një fond prej 43 milionësh për fermerët. 20 milionë do të ndahen si grante për prodhim, përpunim dhe diversifikim, dhe 23 milionë tjera për subvencionim për kultura të ndryshme bujqësore.
 
Me investimet e shtetit, llogaritet se në dy vitet e fundit është rritur deri në masën 26 % prodhimi vendor. MBPZHR-Ja sivjet ka rritur në çdo sektor buxhetin, e që ka ndikuar në rritjen e granteve dhe subvencioneve në masë të madhe.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit