1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ministri Izairi e knaqi Tetovën tash do të mer pjesë në një konferencë për ndryshimet klimatike në Paris

Më të lexuarat

Ministri i ambientit Nurhan Izairi do të marr pjesë në një konferencë për ndryshimet klimatike që do të mbahet në Paris me 30 nëntor të këtij viti, transmeton zhurnal.mk

Izairi do të marr pjesë në Paris ku do të diskutohet për uljen e ngrohjes globale në 1.5 gradë celsius deri në 2 gradë celsius deri në përfundim të këtij shekulli.
Këtë e bëri të ditur ministri i Ambientit Jetësor, Nurhan Izairi, i cili theksoi se konferenca organizohet me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, në kuadër të kryesimit të Maqedonisë me iniciativën e Evropës Qendrore.
“Si rezultat përfundimtar i kësaj konference pritet miratimi i një deklarate, në të cilën do të shprehet gatishmëria për bashkëpunim në kuadër të së ashtuquajturës rritje më të gjelbër për rajonin e Evropës Qendrore”- tha ministri i Ambientit, Nurhan Izairi.
Përndryshe, ministri  Izairi i cili u bë pjesë e këtij plani ndërkombëtar për zgjidhjen e ndryshimeve klimatike, si duket ka harruar problemet e brendshme në Tetovë, Shkup e Manastir, ku Tetova në renditjen botërore gjendet e para si vendi më i ndotur në botë.
Izairi e di se problemet e ndotjes në qytetin e Tetovës rrjedhin nga fabrika “Jugohrom” dhe mungesa e vendosjes së filtrave të cilat për fabrikën nuk janë ndonjë shpenzim i madh, ndërsa mungesa e tyre po prish jetën e qytetarëve të Tetovës me rrethinë.
Edhe përskaj shumë nismave ekologjike kundër ndotjes së ajrit në Tetovë, ministri i ambientit, Nurhan Izairi që po tenton të zgjidh problemet globale nuk po dëgjon problemet dhe hallet e banorëve të Tetovës.
Në mesin e qyteteve më të ndotura në Republikën e Maqedonisë, gjenden Tetova, Shkupi dhe Manastiri. Ministria e ambientit e drejtuar nga ana e ministrit Izairi bën mirë që të përkushtohet në zgjidhjen e problemeve esenciale të qytetarëve të Maqedonisë, para se të merret me nisma globale në të cilat si mori pjesë si nuk mori pjesë nuk ndryshojnë asgjë për të mirën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit