Në një bisedë telefonike, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Sekretari i Përgjithshëm i OBI-së, Husein Ibrahim Taha, diskutuan sulmet ndaj Kuranit të Shenjtë në Suedi dhe Holandë dhe reagimet e botës islame ndaj këtyre sulmeve
Ministri i Jashtëm turk dhe kreu i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) diskutuan sulmet e përsëritura të fundit ndaj librit të shenjtë islam, Kuranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një bisedë telefonike, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Sekretari i Përgjithshëm i OBI-së, Husein Ibrahim Taha, biseduan për sulmet ndaj Kuranit të Shenjtë në Suedi dhe Holandë dhe reagimet e botës islame ndaj këtyre sulmeve, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.
Më 21 janar, Rasmus Paludan, politikan suedezo-danez i ekstremit të djathtë, dogji një kopje të Kuranit të shenjtë jashtë ambasadës turke në Stokholm, nën mbrojtjen e policisë dhe me lejen e autoriteteve, duke shkaktuar një valë reagimesh nga bota islame.
Të nesërmen, Edwin Wagensveld, politikan holandez i ekstremit të djathtë dhe udhëheqës i grupit islamofobik Pegida, grisi faqet nga një kopje e Kuranit të Shenjtë në Hagë dhe më pas i dogji ato, duke pustuar një video të provokimit në internet.
Paludan sot përsëriti provokimin e tij, duke djegur një kopje të Kuranit para një xhamie në Kopenhagë.
/aa/