0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ministri belg: Abdeslam ka planifikuar sulme të reja nga Brukseli

Më të lexuarat

“Ishte i gatshëm të nisë diçka të re nga Brukseli. Kemi gjetur armatim të rëndë dhe kemi zbuluar një rrjet njerëzish rreth tij”, tha shefi i diplomacisë belge Didier Reynders

 

BRUKSEL (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Didier Reynders, ka zbuluar se i dyshuar për sulmin terrorist të vitit të kaluar në Paris, Salah Abdeslam iu ka thënë hetuesve se kishte planifikuar të kryejë sulme të reja, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ishte i gatshëm të nisë diçka të re nga Brukseli. Kemi gjetur armatim të shumtë, armatim të rëndë dhe kemi zbuluar një rrjet njerëzish rreth tij në Bruksel”, tha shefi i diplomacisë belge.

Në të njëjtën kohë, avokati mbrojtës tha sot se do të padisë prokurorin francez nga shkaku se “ka shkelur besueshmërinë e hetimit lidhur me sulmin e 13 nëntorit në Paris”.

Avokati Sven Mary deklaroi për mediat belge se një pjesë e konferencës për shtyp të cilën të shtunën e mbajti prokurori francez Francois Molins ka shkelur ligjin dhe se kjo nuk guxon të kalojë pa pasoja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit