12.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Rusi, pilotja ukrainase Savchenko shpallet fajtore

Më të lexuarat

DONETSK (AA) – Gjykata në Moskë shpalli fajtore piloten ukrainase Nadezhda Savchenko për përfshirje në vrasjen e dy gazetarëve rusë në lindje të Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

Savchenko u arrestua në qershor të vitit 2014, pas akuzave se ajo ishte përfshirë në vrasjen e dy gazetarëve dhe disa civilëve si vullnetare në batalionin ukrainas, ndërsa ajo përsëriste në gjyq se ishte e pafajshme dhe se si oficere ukrainase ka të drejtë të mbrojë atdheun e saj.

Gjyqtari i cili lexoi verdiktin, tha se Savchenko aktin e ka kryer nga “urrejtja politike”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit