11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ministri Ademi në Stamboll, premton dy projekte për UEJL-në dhe shkollat e Tetovës

Më të lexuarat

Në kuadër të Samitit Global për Arsim në Stamboll, ministri i Arsimit dhe Shkencës,  Abdilaqim Ademi realizoi takim me ministrin e Arsimit Kombëtar të Republikës së Turqisë, Nabi Avci.

Avci njoftoi  ministrin Ademi se në kuadër të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shkup do të ketë edhe Atashe për arsim që do të jetë edhe një urë lidhëse në mes dy ministrive dhe vendeve tona.

Gjatë kësaj vizite Ministri Ademi realizoi takim edhe me ministrat të vendeve të ndryshme të pranishëm në këtë Samit. Ai gjithashtu u takua edhe me Kryetarin e Komunës së Madhe të Stambollit, si dhe me përfaqësues të kompanive të ndryshme që realizojnë projekte në sferën e arsimit dhe teknologjisë që aplikohet në arsim.

Në kuadër të këtyre takimeve ministri Ademi siguroi dy projekte të rëndësishme për nevojat e arsimit dhe shkollave, edhe atë pajisjen e një laboratori në kuadër të UEJL në Tetovë për teknologjinë 3D dhe 100 tabela të mençura (Smart Board) për shkollat e Komunës së Tetovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit