2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Milionat që vijnë në Kosovë nga Afganistani

Më të lexuarat

Puna në perëndim për kosovarët me vite të tëra ka qenë burim kryesor i financimeve të ndryshme, si për konsum familjar, po ashtu edhe për ndërtimet dhe shumë investime që janë bërë në Kosovë.

Pas përfundimit të luftës edhe Kontinenti i Azisë është bërë shumë i kërkuar për punëtorët nga Kosova.

E përfitimin më të madh shumë të rinj ia kanë parë punës së tyre në Afganistan, duke punuar në kompani të ndryshme ndërkombëtare.

Me rritjen e zonave të konflikteve nëpër Lindjen e Mesme, sipas ekspertëve të ekonomisë, numri i kosovarëve që punojnë në këto vende mund të rritet, pasi që kompanitë ku punojnë punëtorët nga Kosova, janë kompani që operojnë në zonat të cilat janë në konflikt dhe pas konflikteve.

Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Besnik Kada ka thënë për Telegrafin se shuma që kanë dërguar kosovarët vitin e kaluar, vetëm nga Afganistani, e kalon 20 milionëshin.

“Shuma e remitencave nga Afganistani për vitin 2015 ka qenë 74 mijë e 803 euro (këto janë shuma që dërgojnë shtetasit që nuk janë rezident të Kosovës. Ndërsa, shuma e të ardhurave nga kompensimi i punëtorëve tanë, që janë rezident të Kosovës mirëpo punojnë në Afganistan, për vitin 2015 ka qenë 20 milionë e 56 mijë e 306 euro”, ka treguar Kada.

RemitencatRemitencat

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studime Strategjike e Sociale – STRAS, Ibrahim Rexhepi ka thënë për Telegrafin se pavarësisht shumës së remitencave nga Afganistani, e rëndësishme është punësimi i kosovarëve atje pasi që pagesa është e rregullt.

“Pagesat e punëtorëve që janë të angazhuara në kompani të huaja në Afganistan dhe vende të tjera në Lindjen e Mesme janë të rregullta. Këto remitenca e kanë ngritë standardin e njerëzve. Por angazhimet në këto kompani janë të përkohshme pasi që kompanitë ku janë të angazhuar kosovarët funksionojnë në zonat e krizës dhe të pas krizës. Por duke parë situatën në Lindjen e Mesme, numri i punëtorëve do të rritet edhe më shumë dhe jo të zvogëlohet”, parashikon Rexhepi.

Sipas një hulumtimi të Institutit GAP, në periudhën 2001 – 2011, 7000 – 8000 persona kanë qenë të punësuar nga Kosova në Afganistan.

Ndryshe sipas statistikave të BQK-së, shuma e remitencave vetëm për muajin janar të vitit 2016, kap vlerën e 56 milionë e 700 mijë euro.

E sa e rëndë është të lexosh se dikush përfiton nga lufta, ndonëse e llogaritë punë atë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit