Ylli i klubit anglez të Arsenalit, Mesut Ozil ka dhuruar 713,000 lira turke (101,000 dollarë) në Gjysmëhënën e Kuqe Turke për një fushatë ndihme për muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit
Paratë do të përdoren për të siguruar iftar – vaktin e mbrëmjes kur perfundon agjërimi çdo ditë gjatë muajit – për 16,000 njerëz në Turqi, sipas grupit.
Familjet në Turqi dhe Siri do të marrin 2,000 pako ushqimore përmes dhurimit të Ozilit, ndërsa 90,000 pako iftar do të shpërndahen në kryeqytetin e Somalisë, ne Mogadishu.
Kerem Kinik, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, falënderoi futbollistin me qendër në Londër për dhurimin.
“Ne do t’ua dorëzojmë paketat e ofruara me dhurimin e vëllait tim Mesut për njerëzit në nevojë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.