Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Nëse duhen dy njerëz për hirë të All-llahut, më i miri prej tyre është ai që më së shumti e do vëlluan e tij”. (sahih, Buhariu në “Edebul-Mufred” dhe të tjerët).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush do ndokend për hirë të All-llahut dhe e urren tjetrin për hirë të All-llahut, kush jep për hirë të All-llahut dhe kush nuk i jep tjetrit për hirë të All-llahut, ai ka plotësuar besimin”. (sahih, Ebu Davudi).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Pasha Ate në Dorë të të Cilit është shpirti im nuk do të hyni në xhennet derisa nuk besoni, e nuk do të besoni derisa nuk duheni mes vehte. A t’ju tregoj një gjë, të cilën nëse e veproni, do të duheni mes vehte: përhapne selamin mes jush”. (Muslimi).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tregon e thot: “All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ata që duhen mes vehte për hirë Timin, kan kolltuqe nga drita, ua kanë lakmi pejgamberët dhe shehidat”. (Sahih, Tirmidhiu).
Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Mos shoqëro askend tjetër përveç besimtarit dhe mos të ha ushqimin tënd askush tjetër përveç njeriut të devotshëm”. (sahih, Ebu Davudi dhe të tjerët).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në hadtihin e tij ka thënë: “Shpirtërat janë sikur ushtarët e renditur, ato që njihen bashkohen, e ato që nuk njihen largohen”. (Buhariu dhe Muslimi).
Shpjegim:
Konsiderohet njeri i mirë ai i cili mësë shumti e do vëllaun e vet dhe këtë e bënë vetë për hir Tij, zaten edhe çështja lidhet edhe me besimin përfundon me xhenetin, pa besim nuk mund të hyhet në të, dhe besimi nuk do të jet i plotë pa dashuri vëllazërore. Po edhe selami. Përshnedetja ne mes vete e shtonë vëllazërinë.
Dobi:
Dashuria të jet vetëm për hir të Tij.
Shoqërimi duhet të jetë vetëm me besimtarin e devotshëm.
Allahu shpërblen në botën tjetër me shpërblime të mëdha.
Ulvi Fejzullahu