0.3 C
Pristina
Friday, January 27, 2023

Lumturia e vërtetë

Më të lexuarat

Falenderimet I takojnë vetëm Allahut Zotit të botërave. Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut, I Vetëm dhe I Pashok, Krijuesi I Tokës dhe I Qiejve (pa shembull të mëparshëm) Dëshmojmë se Profeti Muhamed është robi dhe I Dërguari I Allahut, Mustafa (I zgjedhuri), Zotëria i Pejgamberëve dhe vula e Profetëve, e dërgoi Allahu me udhërrëfimin dhe fenë e së Vërtetës, për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë, edhe nëse nuk e pëlqejnë idhujtarët.


Paqja , mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të, familjen , shokët dhe gjithë ata e pasuan dhe pasojnë deri në kijamet.
Vëllezër muslimanë!
Të gjithë njerëzit në këtë botë punojnë dhe përpiqen, dhe që të gjithë kanë interes që ta rregullojnë këtë jetë.
Secili njeri në rruzullin tokësor dëshiron lumturinë dhe me çdo kusht mundohet të arrij tek ajo. Njerëzit mund të jenë të besimeve të ndryshme, racave dhe kombësive të ndryshme, por të gjithë e kanë një gjë të përbashkët – përpjekja për të arritur lumturinë.
Jeta është me ty ose kundra teje.
Ikin orët e saja, çastet e saja, ditët e saja, vitet e saja dhe ti ose je prej atyre që gëzohen, ose prej atyre që hidhërohen.
Ose prej atyre që gëzohen në këtë dunja dhe në tjetrën, ose prej atyre që hidhërohen në këtë dunja dhe në tjetrën.
Jeta mund të jetë e tillë që të qeshësh (gëzohesh) një orë dhe të qash tërë jetën. Ose të qash një orë e të qeshësh tërë jetën.
Jeta ose është në mirësi, ose në fatkeqësi. Njeri I lumtur është ai I cili e mësoi vërtetësinë dhe vlerën e kësaj jete.
Kështu njeriu përballon vështirësitë dhe sprovat, sepse fatkeqësitë, dhembjet, hidhërimi, varfëria, mërgimi, dhe format e tjera të vuajtjeve janë pjesë e kësaj jete. Brenga për fëmijët, për banesë, punë, vdekja e prindërve, të afërmve, miqve, gjithashtu janë pashmangshmëri në jetën e secilit njeri.
Rruga deri te lumturia është përplot pengesa dhe të pakët janë ata që e gjejnë rrugën e vërtet të lumturisë.
Shumë humbasin në këtë rrugë dhe kërkojnë lumturinë në pasuri duke menduar që nëse vijnë tek paratë, pasuria e patundshme, do të jenë të lumtur. Disa mendojnë, i lumtur është ai që ka para në bankë. I lumtur është ai që ka tokë dhe bagëti. Por, pasuria nuk sjell lumturi, me të janë brengat.
Frikësohen për pasurinë e cila nuk mund t’u mënjanoj as sëmundjen, as vdekjen e as format e ndryshme të problemeve. Sa e sa njerëz të pasur kanë vrarë veten për shkak të pasurisë? Sa prej tyre nuk mund të ecin të lirë, të udhëtojnë të dalin apo të flejnë të qetë? Nëse nuk janë besimtarë, pasuria nuk mund t’i shpëtoj nga dënimi i Zotit, do të vij një ditë ata do të thonë:
” مَا أَغْنَى عَنِّي مَالِيهْ
“Pasuria ime nuk më bëri fare dobi” (El Hakka, 28)
Por mund të ndodhi që pasuria e tij të jetë shkak për dënimin e tij.
” وَالَّذِينَ يَكْنِزُونَ الذَّهَبَ وَالْفِضَّةَ وَلاَ يُنفِقُونَهَا فِي سَبِيلِ اللّهِ فَبَشِّرْهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٍ . يَوْمَ يُحْمَى عَلَيْهَا فِي نَارِ جَهَنَّمَ فَتُكْوَى بِهَا جِبَاهُهُمْ وَجُنوبُهُمْ وَظُهُورُهُمْ هَـذَا مَا كَنَزْتُمْ لأَنفُسِكُمْ فَذُوقُواْ مَا كُنتُمْ تَكْنِزُونَ\”. سورة التوبة: 34-35.
{Ata të cilët grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për Hirë të Allahut, paralajmëroi me dënim të dhembshëm. Do të vijë dita, kur (thesaret e mbledhura) do të digjen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do të damkoset balli, anët dhe shpina e tyre e do t’u thuhet : Kjo është ajo që keni grumbulluar për veten, pra shijoni atë që grumbulluat!}
për ta ilustruar këtë që thamë po tregojmë një histori të vërtetë që ka ndodhur para disa viteve. histori e cuditshme e cila vërteton se pasuria sado që të shumohet e të shtohet nuk ka mundësi të jetë sebebi kryesor për të qenë I lumtur.
Është historia e Kristina Unasis. Cila është kjo?
Kristina Unasis ishte një vajzë greke, babai I së cilës ishte prej milionerave më të njohur. Pasi I vdiq babai ajo trashëgoi prej tij një pasuri të madhe në lekë, vila, anije, ishuj, agjensi avionash, pra një pasuri të jashtëzakonshme. U martua disa herë,duke kërkuar lumturinë,por nuk arrinte ta gjente. Kur e pyesnin gazetarët aje gruaja më e pasur në botë, ajo përgjigjej po më e pasura, por edhe une jam gruaja me e deshtuar dhe me e hidheruar ne bote më fatkeqja (më e palumtura).i kalojë jeta e saj me brenga, ankthe, shqetësime, strese , hidhërime , vuajtje shpirtërore. Dhe fundi I saj ishte vdekja e saj në Argjentinë,pa e ditur kush se si vdiq.
Shikojeni këtë grua a e lumturoi pasuria e saj?!
Ka të tillë që lumturinë e kërkojnë në sport, muzikë, film etj. Personat e tillë jetojnë në stres të përhershëm dhe brengë për shkak të dilemave në rrugën e lavdisë. Kur humbet lavdia, çfarë ndodhë? Shumica bien në harresë, të tjerët i sulmojnë, bile edhe i mallkojnë. Sa ka këngëtar dhe artist të cilët pas zhdukjes së lavdisë, jetojnë të varfër, të izoluar, duke vdekur në vetmi? Apo përfundojnë jetën e tyre me vetëvrasje?
Disa mendojnë se lumturia është në diplomë, në tituj dhe pozita të larta. Edhe kjo është një lumturi imagjinuese e cila shkakton mendjemadhësi, nënçmim të tjerëve dhe shmangie nga rruga e vërtetë.
Tregohet se një pasanik me pozitë tëlartë shoqërore,kishte një shërbëtor që ruante vilën në të cilën pasaniku jetonte. Pasaniku nuk ishte rehat edhe pse ishte I pasur,pasi ishte I sëmurë dhe I duhej të merrte ilace para, gjatë dhe pas buke. Natën nga dhimbjet që kishte nuk mund të flinte.
Shërbetori I varfër jetonte pranë vilës së pasanikut në një dhomë të vogël së bashku me gruan dhe fëmijët. Deri në mesnatë ata rinin duke qeshur, kënduar dhe gëzuar.
Me veten e tij pasaniku mendoi: ata nuk posedojnë veçse bukën e gojës dhe jetojnë në këtë lumturi, po nëse do kishin pasuri! Shkoi një ditë tek ata dhe I tha shërbëtorit:do të japë çdo ditë 50 xhunej (monedhe) të bleshë me to vezë që ti shesësh para vilës dhe e ndajmë fitimin. Natën e parë pasi kishte shitur ditën vezët, u dëgjuan të qeshnin dhe loznin , por jo deri në mesnatë, por deri 1 orë pas jacisë. Natën e dytë pushuan direkt pas jacisë. Natën e tretë dëgjoj britma dhe ulërima që ziheshin. Shërbetori I varfër shkoi te pasaniku duke marrë me vete ato pak vezë që kishin mbetur pa shitur dhe lekët që kishte fituar nga shitja dhe I tha pasanikut:O zotëria im këto janë vezët dhe paratë e tua, merri dhe na lë në gjendjen tonë siç ishim (të varfër) të qeshur dhe të gëzuar. Se paraja na e prishi lumturinë që kishim.
Vëllezër të dashur besimtar!
Shkakun e fatkeqësisë të kësaj jete edhe pse kanë pasuri,famë,pozitë dhe janë të palumtur e tregon All-llahu i madhërishëm kur thotë:“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë…” (Ta Ha, 127) Ai i cili nuk beson, bën vepra të këqija, ushqehet haram, konsumon alkool, drogë, ai është i palumtur.
Po cila është lumturia e vërtetë?
Lumturia e vërtetë është në bindje ndaj All-llahut:
“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do ti japim atij një jetë të mirë (në këtë botë) e (në botën tjetër) do t’u japim Shpërblim më të mirë për veprat e tyre” (En Nahl, 97)Ka thënë Pejgamberi, s.a.v.s. “Ruaje All-llahun – Ai do të ruan. Kujto Atë në mirëqenie, Ai do të kujtoj ty në vështirësi. Kur pyet, pyete All-llahun, kur kërkon ndihmë kërkoje nga Ai”.
Kur robi i afrohet All-llahut, Ai i lëshon në zemër qetësi, kënaqësi dhe lumturi. Zemra ka sëmundje që mund ti shëroj vetëm All-llahu, ka zbrazëti të cilat i mbushë vetëm kthimi kah All-llahu dhe ibadeti me sinqeritet. Zemra nuk ka qetësi dhe kënaqësi jashtë ibadetit, bile edhe nëse ia ofrojmë të gjitha të mirat e kësaj bote.
Të vërtetën e ka thënë i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s: “Lumturia e njeriut është në kënaqësinë me përcaktimin e All-llahut ndërsa fatkeqësia e njeriut është në pakënaqësinë me përcaktimin e All-llahut” (Tirmidhiu). Omeri r.a i kishte shkruar letër Ebu Musa el-Esh’ariut, ku i tha: “E tërë e mira është në kënaqësi (me atë që ke). Nëse mundesh bëhu i kënaqur (me atë që ke), nëse nuk mundesh bëhu i durueshëm”.
O ti që dëshiron lumturinë në këtë dhe në botën tjetër, kërkoje nga All-llahu, mundohu të arrish kënaqësinë e Tij! Gëzohu suksesit, gëzohu xhematit tënd që ndanë gëzimin dhe hidhërimin me ty, gëzohu shokëve ty që të përkrahin në çdo situatë.
Gëzoju familjes tënde të shëndoshë, plot iman. Të jesh i bindur që jeta është e shkurtë, ndërsa vdekja shumë afër, për këtë, mos e harxho jetën tënde në gjëra të pa vlera. Përkujto fjalët e All-llahut të madhërishëm:
“…E kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij…” (Et-Talak, 2-3)
Nëse dikush ndonjëherë do më pyesë
ku është rehatllëku jot
duke parë në qiell do të buzëqeshë
E ku tjetër veç te I Madhi Zot?!
Po si ta arrijmë lumturinë e vërtetë? Cila është formula e lumturisë?
Do ta mësojmë javën e ardhme me lejen e Allahut!
All-llahu na mundësoftë të arrijmë lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër.
Shtoni salavatet mbi Profetin tonë Muhamedin a.s pasi Allahu I Lartësuar na ka urdhëruar duke thënë:
(إِنَّ اللَّهَ وَمَلائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيّ ياأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ صَلُّواْ عَلَيْهِ وَسَلّمُواْ تَسْلِيمًا) [الأحزاب:56].
{Vërtet Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me selam.

Përgaditi: Petrit Zharova

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit