0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Mësimi 24 – Kontrollo shikimin

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë:
“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), …”. (En-Nur: 30).

“Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t’i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm”. (Taha: 131).

“Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini”. (En-Nur: 19).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Mos u ulni nëpër rrugë”. I thanë : O dërguari i Allahut nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet të ulemi (në këto vende). Tha : “E nëse këmbëngulni që të uleni (në këto vende) atëherë jepini hakun rrugës”. Thanë : Kush është haku i rrugës? Tha : “Ulja e shikimit. Mos mundimi i njerëzve. Kthimi i selamit. Urdhëri për të mira dhe ndalimi nga të këqiat”. Trasnsmeton Buhariu dhe Muslimi.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “All-llahu ka përcaktuar hisen e njeriun në imoralitet (zina), ai do të bjer në te domosdo. Syri ban zian, kurse zinaja e syrit është shikimi”. (Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Mos i dëmtoni robërit e All-llahut dhe mos i nënçmoni e mos tentoni të shpalosni turpin e tyre, sepse ai që tenton të shpalos turpin e vëllaut të vet, All-llahu tenton t’ia shpalos turpin e tij derisa ta turpërojë në shtëpinë e tij”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi).

Xhabir ibn Abdilahu thotë: “E pyeta të Dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, për shikimin e papritur dhe ai më urdhëroi që të ulja shikimin.” (Shënon Muslimi)

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Dy sytë bëjnë amoralitet dhe amoraliteti i tyre është shikimi.” (Mutefekun alejhi)

 

Shpjegim:

Allahu i Lartësuar urdhëron në ndalimin e shikimit sepse kjo të drejton drejt imoralitetit dhe veprime të këqia. Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem na trego se edhe syri bënë zina, dhe ky organ duhet të ruhet nga imoraliteti. Në anën tjetër duhet të jemi të kujdesshëm në dëmtimin e të tjerëve duke mos shpalosur deh publikuar gjynahet e tyre.

 

Dobi:

Ndalimi i shikimi është urdhër i Allahut.
Edh syri bën zina.
Nuk lejohet dëmtimi i njerëzve duke publikuar turpet e tyre.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit