13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mësimi 18 – Vlera e dynjasë (2)

Më të lexuarat

Transmetohet nga Xhabiri [radijall-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kaloi nëpër treg, kurse njerëzit ishin tubuar rreth tij. Pastaj kaloi pranë një cjapi të ngordhur me veshë të vegjël, e kapi për veshi dhe tha: “Cili prej jush dëshiron ta marrë për një dirhem?” I thanë: “Askush prej neve nuk jep për të asgjë, çka mund të bëjmë me të?” Pastaj tha: “A doni të jetë juaji?” Thanë: “Pasha All-llahun, edhe të ishte i gjallë ishte me të meta, me veshë të vegjël, e lëre më i ngordhur!” Atëherë tha: “Pasha All-llahun, kjo botë vërtet për All-llahun është më e pavlefshme se sa ky (cjap) për ju”. (Muslimi)
Transmetohet nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Sikur të kisha ar sa është Uhudi, do të gëzohesha sikur të mos kalojnë tri ditë e te unë të mos mbetet asgjë, përveç diç për ta paguar borxhin”. (Muttefekun alejhi)

Transmetohet nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “I mallkuar qoftë robi i dinarit, robi i dirhemit, robi i kadifes, nëse i jipet kënaqet, nëse nuk i jipet hidhërohet…” (Buhariu).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Xhenneti është burg i besimtarit dhe xhennet i mosbesimtarit”. (Muslimi).

Transmetohet nga Abdull-llah ibn Omeri [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] më kapi për supe dhe më tha: “Qëndro në këtë botë sikur të jeshë i huaj ose kalimtarë”. Kurse Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] thoshte: Nëse ngrysesh mos e prit agimin, nëse gdhinë në mëngjesë, mos e pritë mbramjen, mer nga shëndeti jotë për kohën e sëmundjes tënde dhe mër nga jeta jotë për vdekjen tënde. (Buhariu).

 

Shpjegim:

Shembulli i asaj kafshe të ngordhur tregon për vlerën e dynjasë, gjënë e ngordhur askush nuk blenë, kështu është dynjaja. Kjo botë për besimtarin është vetmin dhe burg, në krahasim me ahiretin. Por besimtari dynjanë duhet ta trajtojë sikur i huaji apo kalimtari.

 

Dobi:

Vlera e dynjasë është po si ajo kafsha e ngordhur.
Jep pasuri duke shpërndarë nevojtarëve.
Ditët e dynjasë kaloi në kënaqësinë e Allahut.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit