Kur e shkrova librin tim “Vetëm për meshkujt”, i thashë vetes:
– Pse gjithmonë po ju flas burrave për gratë, në bazë të asaj që kam lexuar, dëgjuar, përjetuar, parë, kuptuar dhe analizuar?!
– Pse nuk ua jap atyre mundësinë, që ato vetë ta thonë atë që duan?
– Pse duhet të jem zëdhënës i tyre, për derisa ato mund të flasin?
Unë pikërisht këtë e bëra. Kam qenë në ekspozita të librave dhe në ligjërata, kështu që e kam shfrytëzuar rastin – me ndihmën e organizatorëve të këtyre ngjarjeve – që t’i lusë gratë tu shkruajnë mesazhe të shkurtra burrave të tyre, pa i theksuar emrat e tyre apo emrat e burrave të tyre. Kur mblodha një numër të madh të mesazheve të tyre, i futa në librin tim në një kapitull të veçantë me një koment përcjellës. Këto janë disa nga ato mesazhet për burrat e tyre, pa komente.
– Më pëlqejnë surprizat dhe mos u bëj gjithmonë monoton!
– T’i fali të gjitha përveç gënjeshtrave!
– Bëju dëgjues i mirë dhe i vëmendshëm!
– Më përqafo pa asnjë arsye!
– Unë nuk do t’i zbuloj emocionet e mia nga e kaluara, këtë as mos tento!
– Unë qajë edhe më shumë se sa që mendon ti!
– Më ndihmo në punët e shtëpisë!
– E urrej parregullsinë tënde dhe kaosin tënd, a mund të jesh në ndonjë mënyrë i rregullt!
– Dua të të shoh xheloz ndaj meje!
– Ji elegant, dua të lavdërohem me ty!
– Unë jam temperamente, por të dua shumë.
– Unë pikëllohem edhe pa ndonjë arsye, andaj mos mendo menjëherë se ti je arsyeja e pikëllimit tim.
– Unë e vlerësoj atë që ti bën për mua, edhe atëherë kur nuk ta them.
– Mos më krahaso me nënën tënde, me këtë më thua se ti je ende fëmijë.
– Unë po të gënjej ty për çmimet në treg.
– Unë nuk po të krahasoj me askënd, as ti mos më krahaso me askënd.
– Unë nuk dua burrë tjetër, dua që ti të jesh tjetër burrë.
– Kur je i butë dhe i ndjeshëm, më shumë e ndjej forcën tënde sesa kur je i vrazhdë.
– Unë bëj shumë gjëra për shkakun tënd, edhe pse nuk më pëlqejnë, edhe ti bëje këtë.
– Të besoj, por jam xheloze.
– Askush nuk më bën të lumtur si ti, por askush as nuk më pikëllon sikurse ti.
– Unë jam vetëm e jotja, bëju edhe ti vetëm i imi.
– Kur më godet, ti me të nuk më shqetëson, por më thyen dhe më shkatërron.
– Unë jam gruaja jote, nuk jam shërbëtorja jote.
– Unë gjithmonë vishem bukur dhe elegante për shkak të frikës nga gratë tjera, jo sepse po kërkoj burrë tjetër.
– Bëju proaktiv dhe merre iniciativën, më pengon që unë gjithmonë të filloj e para.
– Jam e fortë, por kam nevojë për ty.
Ed’hem Sherkavi;
Përshtati: Miftar Ajdini