3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mesazh për Ardit Gjebrenë: nuk ta kisha uru me e pa vajzën tande n’atë pozicion

Më të lexuarat

Trupi asht ndër të Dhanunat Hyjnore që tek ne vjen si amanet! Trupi asht çdo rrenqethje që na e rrotullon zemrën kur tinëz vjedhet a dhunohet mishi jonë. Trupi asht ai qoshku’ ku Shpirti endet lirshëm dhe merr e jep sinjale diftuese të Frymës sonë!

Para ca ditesh, ajo çfare pamë tek ‘E diela shqiptare’ qe nji kallzues i shpirtit të mluem me petkun e Harresës; shpirtit të trazum prej materializmit shfrenues! Vajzat që ‘përdridheshin’ teksa Ardit Gjebrea dhe Valon Shehu shijonin pjatat sipër barkut të tyre, përçonin mbi të gjitha nji soj dhimtë që zor kalon. Dhimtë me e pa se qysh jena hutu n’terrin e paditunisë!

Doemos asht dhimtë e madhe me i pa vajzat e reja teksa çplohen neveritshëm për t’i plotsue tekat djallëzore te disave. Jo se du me u ngatërrue në zgjedhjen e gjithsekujt për me ba ça t’i teket me veten; por s’mund ta pranoj kurrë qe për disa interesa/ cytje bajate modeli i menjeve të hallakatuna me u marrë i mirëqenë dhe gruaja me u përdorun si ato kukullat kineze (kancerogjene) që e prishin shnetin e fmijëve!

Për ma tepër që tashma dihet se ‘E diela shqiptare’ asht nji program që mësyen familjen, adoleshentët e madje edhe fëmijet. Përmes ca skenave histerike dhe ‘lojnave të fatit’ metohet ‘ si pa dashje’ me i vu hi synit te popullit dhe me e fsheh varfninë që e ka pllakos qytetarin shqiptar knej e anej tunelit. Ndoshta, Gjebrea jeton i kamun në luks ndërkohë që shqiptari ‘tjetër’ detyrohet me i ‘dhanë’ te tana në këmbim të nji ‘meditjeje’ qesharake prej se cilës ka me e siguru vaktin e familjes.

Dhimta bahet edhe ma e randë kur e sjell nëpër mend faktin që media metet influence e pakonkurrueshme në shoqninë tonë. Ndaj, të transmetosh të tilla skena (perverse) do me thanë me e legjitimu dhunën dhe të shëmtuten pa t’u dridh çerpiku. Për hesap, të disave dhe si faturim për boshllëkun shpirtnor.

Me e thanë shkurt, për sa kohë Gjebrea me shokë, pra media në tanësi, e nxen venin e familjes, shkollës, menimit të Naltë, librit a shetisë bri Liqenit, na s’kena me pa ditë t’lehta!

P. S. #ArditGjebrea nuk ta kisha uru që me e pa vajzën tande n’atë pozicion! (si balerinat) AMA emisionit tand i uroj me zemër sa ma pak financime; pra PARE e pisllik. U mbylltë. Sa ma shpejt!!!

Idhnushëm, Fjolla Spanca.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit