13.1 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

“Mes Izraelit dhe SHBA-ve ka një aleancë të fuqishme”

Më të lexuarat

Takimi Netanyahu-Dunford është realizuar në Tel Aviv, ndërsa Kryeministria e Izraelit përmes një deklarate ka thënë se ai ndodhet në vend për një vizitë zyrtare

JERUSALEM (AA) – Kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu, është takuar me Shefin e Shtabit të Forcave të SHBA-së, Joseph Dunford, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi i tyre është realizuar në Tel Aviv, ndërsa Kryeministria e Izraelit përmes një deklarate me shkrim ka thënë se ai ndodhet në vend për një vizitë zyrtare.

Në takim thuhet se është diskutuar çështja e thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e sigurisë.

Në deklaratë shtohet gjithashtu se Netanyahu është shprehur: “Mes Izraelit dhe SHBA-ve ka një aleancë të fortë. Mes ushtrive të Izraelit dhe SHBA-ve ka një aleancë të fortë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit