Psikologët kanë shpikur mënyra të cilat i ndihmojnë prindërve të zbulojnë çka fëmija e tyre fsheh dhe mban sekret, në mënyrë spontane indirekte, dhe pa u bërë pyetje të qarta t’i frikësojnë ata.
Këtu do të sjellim pesë prej tyre. Provoji se ndoshta këto janë çelësi i përmirësimit të mardhënieve mes teje dhe fëmijës tënd.
- Historia e zogut.
Tregoji fëmijës historinë e tre zogjve, babai nëna dhe djali i tyre, të cilët flejnë shumë të qetë e të lumtur në fole mbi pemë. Papritur një ditë fryn një erë e fuqishme dhe foleja bie përtokë. Zogu baba fluturon në një degë dhe zogëza nënë fluturon në një degë tjetër.
Pyete fëmijën: Si mendon ku fluturoi zogu i vogël?.. Nëse të thotë se fluturoi tek babai, tregon se ai është i lidhur më tepër me babain, dhe nëse thotë nëna ai është i lidhur më tepër me nënën e tij dhe e shikon atë si burim sigurie. Ndërsa nëse thotë se fluturoi në një degë tjetër kjo do të thotë se ai ndjehet i pavaruar i sigurtë dhe i vendosur - Historia e frikës
Tregoji fëmijës se ishte një fëmijë i cili qante shumë dhe thonte se kishte shumë frikë. Si mendon pse ka frikë dhe prej kujt frikësohet? Përgjigja e fëmijës do të bëjë të kuptosh shumë prej gjërave personale që ai frikësohet prej tyre, apo edhe personat prej të cilëve frikësohet dhe mendon se ndodhja e tyre pranë e mërzit dhe e kërcënon sigurinë e tij. - Historinë e udhëtimit
Tregoji se një person do të udhëtojë dikur shumë larg dhe nuk do të kthehet më asnjëherë. Si mendon kush mund të jetë ky person?
Përgjigja e tij do të bëjë të kuptosh cili është ai person të cilin ai e urren jashtë mase dhe dëshiron të largohet prej tij. Nëse do të thotë se ai që do të udhëtojë (jam unë) ai e urren veten e tij. Prandaj dëgjoje përgjigjen me kujdes! - Historia e lajmit të ri.
Tregoji fëmijës se ishte një herë një fëmi i cili sapo u kthye nga shkolla nëna e tij e thirri e i tha: Hajde këtu shpejt, kam një lajm të ri!
Pastaj pyete: Si mendon çfarë mund të jetë ky lajm?
Përgjigja e fëmijës do të zbulojë gjërat të cilat ai i dëshiron, ato që frikësohet prej tyre dhe ato që mendon se mund të ndodhin. - Historia e ëndrrës së keqe.
Tregoji fëmijës se ishte një fëmi i cili u zgju në mes të natës nga gjumi i lodhur dhe i mërzitur. I tha nënës së tij se kishte parë një ëndërr të keqe. Pastaj pyete: Ç’farë ka parë fëmija në ëndërr si mendon? Përgjigja e tij do të bëjë të ditur pikat e dobëta të tij dhe problemet që has në mardhëniet e tij me pjesëtarët e familjes, dhe shoqërinë.
Vërejtje**
Është shumë me rëndësi që mos t’i japësh opsione zgjidhje në përgjigje fëmijës e as të mos e qortosh për përgjigjen e dhënë nëse nuk të përshtatet ty. Mos i thuaj se mendoja prej teje përgjigje të tjera, sepse qëllimi i këtyre historve është të njohësh prej çka frikësohet dhe çfarë interesash ka fëmija yt dhe si të sillemi me të.
Marrë nga: التربية الإجابية فيس بك
Përktheu F.Gurra