Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8 shkallë të Rihterit ka goditur bregun jugor të Meksikës, ndërsa është paralajmëruar edhe për cunam.
Epiqendra ishte rreth 100 km në jug-perëndim të qytetit të Pijijiapan dhe në një thellësi prej 35 km, njoftoi zyrtari gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, raporton BBC.
Një paralajmërim për cunam është lëshuar për Meksikën, Guatemalën, El Salvadorin, Kosta Rikën, Nikaragua, Panamanë dhe Honduras.
Tërmeti u ndje në Mexico City, me ndërtesa të dridhura dhe njerëz që vrapuan në rrugë. /RTV21/