3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

MËKATI MË I SHËMTUAR?! – Pyetje dhe përgjigje nga feja islame

Më të lexuarat

Nuk ka polemikë mes muslimanëve se fyerja e Allahut është kufër[1], mirëpo kanë mospajtime rreth asaj se a pranohet pendimi atij i cili e ka fyer Allahun. Në këtë çështje ka dy mendime të njohura të dijetarëve.

Fyerja dhe tallja me Allahun është ofendim i llojit më të madh, thotë Allahu:

((إِنَّ الَّذِينَ يُؤْذُونَ اللَّـهَ وَرَسُولَهُ لَعَنَهُمُ اللَّـهُ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ وَأَعَدَّ لَهُمْ عَذَابًا مُّهِينًا))

Me të vërtetë, ata që e ofendojnë Allahun dhe Pejgamberin e Tij, Allahu i mallkon (edhe) në këtë botë edhe në tjetrën, dhe për ta ka përgatitur ndëshkim poshtërues.[2]

Fyerja e Allahut nuk don të thotë se Ai dëmtohet, sepse fyerja (ofendimi) është dy lloje: ofendim që dëmton dhe ofendim që nuk dëmton, kurse Allahut asgjë nuk i bën dëm.

Në një hadith Kudsij thotë Allahu:

O ju robërit e Mi! Ju nuk keni mundësi që të më bëni dëm.[3]

Allahu e ka mallkuar atë i cili e fyen dhe ofendon, në këtë botë dhe në të tjetrën, ndërsa mallkimi është: largim i robit nga mëshira, ndërsa ajeti (i lartëpërmendur) është argument se largohet nga të dy mëshirat, nga mëshira e kësaj bote dhe nga mëshira e ahiretit dhe nuk largohet nga të dy mëshirat përpos se mosbesimtari (kafiri).

Kjo kuptohet ende më mirë nga ajeti në vijim, ku Allahu ka përmendur ata të cilët i fyejnë besimtarët dhe besimtaret, mirëpo nuk ka përmendur se janë të mallkuar në të dy botat, sepse njerëzit nuk bëhen tekfir[4]  vetëm me sharjen, ofendimin apo fyerjen e njëri tjetrit, edhe pse kjo është shpifje dhe mëkat i madh, nëse nuk ka për këtë gjë argumente të qarta.

((وَالَّذِينَ يُؤْذُونَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ بِغَيْرِ مَا اكْتَسَبُوا فَقَدِ احْتَمَلُوا بُهْتَانًا وَإِثْمًا مُّبِينًا))

E, ata që i ofendojnë muslimanët dhe muslimanet, për atë që nuk e kanë bërë, (të tillët), në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes shpifje dhe mëkat të qartë.[5]

Pastaj Allahu ka përmendur kërcënimin e Tij, për ata që e fyejnë se do t’i dënon më dënim të dhimbshëm ((عَذَابًا مُّهِينًا))[6], ndërsa Allahu këtë lloj të dënimit nuk e ka përmendur në Kur’an përpos se për kafirat.

Edhe pse mushrikat ishin mosbesimtarë, Allahu e kishte ndaluar të Dërguarin e Tij që t’i fyen putat e tyre, që të mos bëhet shkak që ata me inatin e tyre të bëjnë kufr mbi kufrin e tyre (bazik), e ajo është fyerja e Zotit të Muhamedit.

Disa prej fjalëve që përdoren si ofendime dhe fyerje janë më të shëmtuara se ateizmi, ngase ateisti e mohon eksistencën e Zotit dhe Krijuesit, ndërsa gjendja e tij thotë: “Po të bësoja në Zot, do t’a kisha madhëruar.” Ndërsa ai që pretendon se beson dhe e pranon eksistencën e Zotit, pastaj e shanë atë, është më i keq se i pari.

Fenomeni i fyerjes së Allahut është më i shëmtuar së të bërit hallall zinanë, apo legalizimin e saj, është më i shëmtuar se homoseksualizmi, apo legalizimi i tij, ngase kufri i të llogariturit hallall një vepër të keqe vjen nga mohimi i një prej dispozitave të Allahut, apo mospërfillje të një urdhëri prej urdhërave të Tij, ndërsa fyerja e Tij është kufr i cili vjen si shkak i mohimit të vet Ligjdhënësit, kurse kufri dhe mohimi i Ligjdhënësit është medoemos kufr në  Të dhe mohim i të gjithë dispozitave të Tija dhe mospërfillje e urdhërave të Tij, kjo vepër është më e rëndë dhe më e shëmtuar, edhe pse të dy veprat janë kufr, mirëpo kufri është nivele të ndryshme, ashtu siç është edhe Imani.

Fyerja dhe mangësimi i Allahut e kundërshton dhe mohon Imanin e jashtëm (dhahir) dhe të brendshëm (batin). Është në kundërshtim me besimin në ekzistencën e Allahut dhe në eksluzivitetin e Tij në adhurim, poashtu është në kundërshtim dhe e mohon dashurinë ndaj Allahut, madhërimin dhe respektin ndaj Tij, andaj nuk pranohet pretendimi i madhërimit ndaj dikujt, kurse i njejti shahet dhe mangësohet, për këtë ai i cili pretendon se i respekton prindërit, mirëpo në të njejtën koh i shanë dhe tallet me ata, ai është gënjeshtar në pretendimin e tij.

AbdulAziz et-Tarifi
Përshtati: Ali Ashani
rizgjimi.com

[1] Vepër e cila e nxjerr njeriun prej Islami

[2] El-Ahzab, 57

[3] Muslimi (2577).

[4] Nuk cilësohen si kafira, d.m.th nuk u jepet dispozita e daljes nga feja e Allahut. Sh.p

[5] El-Ahzab, 58

[6] El-Ahzab, 57

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit