Edhe krahas mendimit të shumë njerëzve se duhani largon stresin, disa hulumtime zbulojnë të kundërtën. Disa shkencëtarë britanik kanë ndjekur nivelin e stresit te 500 duhanpirës para dhe pas pirjes së duhanit.
Gjashtë muaj më vonë, 68 nga 490 njerëz kanë abstenuar nga duhani dhe të njëjtit kanë qenë shumë më pak të stresuar sesa ata të cilët kanë vazhduar me pirjen e duhanit. Ata të cilët janë përpjekur të ndalojnë së piri duhan, e nuk kanë pasur sukses, janë përballur me më shumë stres se më parë.
“Besimi se pirja e duhanit liron stresin është një besim shumë i fuqishëm, por plotësisht i gabueshëm. Përkundrazi, duhani shkakton stresin dhe duhanpirësit meritojnë ta dinë këtë fakt”, kanë thënë hulumtuesit e universitetit të Oksfordit dhe King’s College.