Akhmed Chatayev, nga rajoni i Kaukazit në Veri të Rusisë, është kryesuesi i sulmit të së martës, që lanë të vdekur 43 persona, transmeton lajmi.net.
Mediat turke njoftojnë se burri me nofkën “Akhmed One-Arm”, ka organizuar sulmin.
“Ai është, ndoshta armiku numër 1 në rajonin e Veriut të Rusisë. Ai ka udhëtuar shumë herë në Siri dhe u bë një prej togerëve të lartë në ISIS”, tha Brianna Keilar.
Zyrtarët gjithashtu thanë se dy sulmuesit tjerë ishin nga Uzbekistani dhe Kirgistani. /lajmi.net