Edhepse trajtimi mediatik ndërkombëtar i luftëtarëve të huaj nga Kosova në Siri ka arritur t’i japi vëmendje ndërkombëtare çështjes së radikalizimit, shumë shpesh raportet mediatike ishin shumë të thjeshtësuara dhe të pa-nuancë, pohon raporti i ri i publikuar nga Instituti Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare (NUPI).
Botuar në maj të këtij viti, raporti i titulluar “Radikalizimi dhe luftëtarët e huaj në kontekst të Kosovës: Një analizë e trajtimit mediatik ndërkombëtar të këtij fenomeni”, merr një qëndrim kritik ndaj trajtimit të çështjeve të “radikalizimit xhihadist dhe luftëtarëve të huaj nga Kosova” prej medieve ndërkombëtare. Ky është publikimi i parë nga projekti i NUPI-t mbi ndikimin e radikalizimit dhe terrorizmit në marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së, projekt i cili filloi në fund të 2016 dhe pritet të përfundojë me botimin e një raporti politikash.
Shkruar nga hulumtuesja e lartë Rita Augestad Knudsen, raporti thekson temat kyçe të trajtimit mediatik ndërkombëtar të çështjeve të radikalizimit në Kosovë, përfshirë këtu edhe shkrimet nga New York Times, Newsweek, the Nation, si dhe Sputnik, Russia Today, dhe B92.
Augestad Knudsen, e cila e mban doktoraturë nga London School of Economics dhe ka botuar hulumtime të mëparshme mbi Kosovën, që nga viti 2013 përcolli trajtimin ndërkombëtar mediatik të “çështjeve të xhihadit” në Kosovë, dhe filloi të dyshonte për vërtetësinë e tyre.
“Raportimi nga mediet ndërkombëtare dukej sensacional dhe desha të shqyrtoj nëse me të vërtetë paraqiste një imazh të saktë të situatës”, tha ajo përmes Skype-it për Prishtina Insight. Raporti — i cili përmban një studim të detajuar të përmbajtjeve mediatike ndërkombëtare, literaturës akademike dhe asaj sekondare, si dhe 50 intervistave origjinale — pohon se trajtimi mediatik ndërkombëtarë nganjëherë jepte përshtypje të gabuar ose kishte mungesë nuancash, sidomos kur raportohej për numrin e luftëtarëve Kosovarë, motiveve dhe arsyeve për radikalizim dhe udhëtim për në Siri, si dhe për reagimin e Qeverisë së Kosovës ndaj kësaj çështjeje.
“Shumica e shteteve tani kanë sfidat e tyre të veçanta kur vije pune tek radikalizimi, dhe Kosova gjithashtu ka ca të rëndësishme — por këto janë zmadhuar nga shumicëa e raportimeve prej medieve ndërkombëtare”, shpjegoi Augestad Knudsen. Për shembull, në 2016 New York Time-i publikoi në faqe të parë titullin “Të bëmit e Kosovës tokë pjellore për ISIS”, duke trazuar kështu debate vendore dhe ndërkombëtare mbi “problemin e ISIS-it” në Kosovë.
Sipas Augestad Knudsen, shumica e raportimeve ndërkombëtare nxjerrin një lidhje shumë të thjeshtëzuar në mes të gjendjes së varfër socio-ekonomike dhe potencialit për radikalizim.
Duke cituar shkallën e papunësisë prej paktën 55.7 per qind ndër të rinjtë, Augestad Knudsen beson se kjo nuk është veçse çështje e gjendjes së “ulët socio-ekonomike” por në fakt e pasivitetit.
“Problemi nuk është vetëm mungesa e punëve, por pasiviteti, dmth mungesa e gjithçfar aktivitetesh të organizuara, posaçërisht për të rinjët”, tha Augestad Knudsen. “Ndërsa njerëzit prej të gjitha shtresave të popullsisë mund të radikalizohen dhe janë radikalizuar, mediat ndërkombëtare duhet të përqëndrohen pothuajse vetëm në njerëz të varfër me shkollim të ulët”.
Në të njejtën kohë, argumenton Augestad Knudsen, nëse shikohen profilet demografike të xhihadistëve Europian si grup, atëhere ka mjaft sosh ë Kosovë të cilët duket se kanë karakteristika të njejta: “janë me performancë të dobët nga ana socio-ekonomike dhe janë meshkuj të papunë”.
“Por nga ajo pikëpamje”, shtoi ajo, “gjithashtu mund të pyesësh përse (në Kosovë) ka aq pak sosh që joshen për t’ju bashkangjitur grupeve xhihadiste”.
Sipas numrave zyrtarë të cituara në raportin e Augestad Knudsen, që nga Marsi 2017, 316 Kosovar kan shkuar për në zonat e luftës në Siri dhe Irak. Por jo të gjithë mund të përshkruhen si luftëtarë, sipas raportit, ku thuhet se 38 gra dhe 28 fëmijë që kanë shkuar vështirë se do të mirrnin pjesë në luftime.
Numri është i lartë për kokë banori, por nëse njëri merr parasysh se 95 për qind e popullatës së Kosovës identifikohet si muslimane, atëherë ky numër nuk është aqalarmues siq mendohej, argumenton raporti. Gjithashtu, jo mjaft vëmendje iu është kushtuar kontekstit kulturorë dhe motiveve të mundshme të njerëzve që kan shkuar për zona lufte, të cilat nuk mund të reduktohen vetëm në atë të propagandës terroriste.
Duke pasur parasysh propagandën e ISIS-it në shqip e cila përqëndrohet në vuajtjen e “vëllezërve muslimanë”, luftëtarët e huaj nga Kosova mund të kishin shkuar t’i ndihmonin civilëve, muslimanëve tjerë, apo madje edhe pasardhësve të shqiptarëve, thotë raporti, duke shtuar se ky kontekst kulturoro-historik është i mëngët në të shumtën e rasteve nga raportimet në gjuhen angleze.
Sipas Augestad Knudsen, një faktor tjetër që do të mund të kishte kontribuuar në përfaqësimin e problemit të radikalizimit nga mediet ndërkombëtare është edhe debati i polarizuar mbi fenë në Kosovë.
“Ka mundësi që gjuha e gazetarëve ndërkombëtarë të ishte bërë pak më dramatike pasi që kishin folur me gazetarët vendas, të cilët do të mund të ishin të ndikuar nga ky debat i polarizuar”, shpjegoi Augestad Knudsen.
Raporti gjithashtu tërheq vëmendjen se mediet nga shtetet që kishin kundërshtuar intervenimin e NATO-s gjatë luftës në Kosovë, e paraqesin terrorizmin si problem shumë më të madh sesa që duket të jetë në Kosovë.
“Ishte pakëz e habitshme të shihje mediet e atyre shteteve — edhepse kishte përjashtime — që kishin qenë kundër intervenimit të NATO-s dhe pavarësisë së Kosovës, siq janë mediet Ruse dhe Serbe në gjuhën angleze, duket të paraqesin rrezikun e redikalizimit në Kosovë si diçka shumë më të madhe sesa mediet e shteteve që kishin mbështetur këto ndoshi”, tha Augestad Knudsen, e cila thotë se disa nga këto raportime argumentojnë në mënyrë të nënkuptuar sikur ‘e shikoni se çfar ka ndodhur dhe se si Kosova është shëndërruar në strehë xhihadiste, ne kishim të drejtë dhe shtetësia e saj ishte gabim që nga fillimi”.
Sipas hulumtimit të Augestad Knudsen, shumica e medieve në gjuhën angleze kanë përshëndetur veprimet e Qeverisë së Kosovës kundër terrorizmit si “në kohë të duhur, të ashpra, dhe efektive”, posaçërisht duke pasur para sysh valën e arrstimeve në lidhje me akuza kundër terrorizmit (mbi 130 sipas raportit). Por ajo është e matur me mënyrat se si rastet janë trajtuar.
“Nga jashtë, (arrestimet) duken pakëz si për shfaqje. Kjo mund të ketë qënë strategji për të frikësuar të tjerët nga kryerja e krimeve të ngjashme, dhe kjo mund të ketë qënë efektive, sidoqoftë kjo do të ishte e vështirë pët tu matur”, tha Augestad Knudsen.
Situata tutje acarohet nga mundësia për radikalizim në burg, çështje e ballafaquar gjatë gjithë Europës.
“Radikalizimi nëpër burgje nuk është sfidë posaçërisht kosovare, por është diçka që duhet të merret parasysh shumë seriozisht”, tha Augestad Knudsen.
“Ministria e Drejtësisë ka mohuar që radikalizimi nëpër burgje të jetë çështje në Kosovë, gjë që nuk është një fillim i mirë. Kjo është çështje gjithkund. Vetëm heqja e disa librave nga bibliotekat e burgjeve nuk do të jetë e mjaftueshme”.