22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Ky është fshati palestinez që u rrënua plot 116 herë

Më të lexuarat

Sado që duket e pabeueshme, është e vërtetë. Në muajin gusht të këtij viti, për herën e 116 është rrafshuar me tokë fshati palestinez i El-Araqeeb-it.

Sapo buldozerët izraelitë përfunduan detyrën e tyre të shëmtuar dhe ushtarët filluan të largohen, banorët e fshatit menjëherë filluan të rindërtojnë shtëpitë e tyre.

Njëzet e dy familje, ose rreth 101 banorë jetojnë në atë fshat. Tani ata të njoftuar me rutinën e dhimbshme, që ndodhë vit pas viti.

Që nga viti 2010, fshati është shkatërruar 17 herë.

Nëse shkatërrimi i përsëritur është një tregues i insistimit kokëfortë të Izraelit për të çrrënjosur këtë vendbanim, rindërtimi është tregues i ngulmimit të komunitetit të tyre për të mbijetuar.

Por Al-Araqeeb është vetëm simbol i kësa lufte historike. Qe një kohë të gjatë fshati është bërë material për lajmet botërore, pasi banorët e pastrehë duhet të mbulojnë koston e gërmadhave të shkatërruara nga rrënimi.

Sipas vlerësimeve më të fundit, familjet që jetojnë në kasolle të improvizuara dhe mbështeten në mjete rudimentare për të mbijetuar pritet të paguajnë një projekt-ligj prej dy milionë sikla, apo rreth 600,000 dollarë.

Izraeli e përshkruan fsharin Al-Araqeeb, së bashku me 35 fshatra në Negev, si “të panjohura” nga plani kryesor i qeverisë izraelite, prandaj ata duhet të fshihen nga harta.

Megjithatë, këto fshatra janë më të vjetër se vetë Izraeli, dhe ajo që po përpiqet të arrijë Izraeli është të zëvendësojë beduinët me popullatën e vet hebraike, siç ka bërë pa u lodhur për shtatë dekada.

Beduinët palestinezë njihen për këmbënguljen e tyre. Ata e kuptojnë plotësisht historinë dhe gjendjen e vështirë të paraardhësve të tyre, ku brez pas brezi u spastruan etnikisht dhe u internuan në kampet e refugjatëve jashtë Palestinës, ose u larguan me forcë në zona të tjera. Komunitetet e Beduinit sot refuzojnë të jenë përsëri “të nënshtruarit e të njëjtit fat”.

Plani izraelit për të pastruar etnikisht Beduinët e Negevit nuk ndryshon nga plani për të kolonizuar Bregun Perëndimor, dhe për të hebrejizuar Jerusalemin Lindor. Të gjitha këto përpjekje gjithmonë kulminojnë në të njëjtën rutinë – të heqjes së arabëve dhe zëvendësimin e tyre me hebrenjtë izraelitë. /MESAZHI/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit