Në lajmin e televizionit Al-Ekhbariya thuhet se “Marrëdhëniet e Arabisë Saudite dhe Türkiye-s paralajmërojnë një epokë të re zhvillimi dhe prosperiteti me hapa konkretë të ndërmarrë mes liderëve”
Media e Arabisë Saudite ka paraqitur me lëvdata vizitën e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman në Türkiye (Turqi) dhe marrëdhëniet historike mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e televizionit Al-Ekhbariya të Arabisë Saudite thuhet se “Marrëdhëniet e Arabisë Saudite dhe Türkiye-s paralajmërojnë një epokë të re zhvillimi dhe prosperiteti me hapa konkretë të ndërmarrë mes liderëve”.
Në lajm thuhet se edhe në faqet e historisë mes Türkiye-s dhe Arabisë Saudite ndodhen marrëdhënie diplomatike të përzgjedhura për shkak të pozicionit të tyre në çdo fushë dhe se bashkëpunimi i dy vendeve është i rëndësishëm në aspektin e zgjidhjes së çështjeve rajonale, luftimin e terrorizmit dhe mbështetjen e stabilitetit rajonal.
Gjithashtu bëhet e ditur se vizita e princit të kurorës në Türkiye mbart kuptim për forcimin e marrëdhënieve historike në çdo fushë.
Agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA ka shkruar një artikull lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në artikullin ku thuhet se mes Türkiye-s dhe Arabisë Saudite ka marrëdhënie të forta dhe historike, vihet në dukje se vizitat e ndërsjella të dy liderëve reflektojnë fuqinë e marrëdhënieve.
Gazetat dhe Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite në llogarinë në Twitter kanë bërë postime me titullin “Princi i Kurorës në Türkiye” dhe lidhur me vizitën e Bin Salmanit në Türkiye.
Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman pas vizitës zyrtare në Türkiye u largua nga Ankaraja dhe publikoi një mesazh ku shprehu falënderimet ndaj presidentit Recep Tayyip Erdoğan.