9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rama: Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare!

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e konsideron të turpshme qëndrimin e Bashkimit Europian në lidhje me Bullgarinë, pasi kjo e fundit ende nuk e ka hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke mos bërë të mundur edhe hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh pak para fillimit të Samitit të BE-së, se Bullgaria po zvarrit dy vende anëtare të NATO-s nën mbikëqyrjen e vendeve anëtare të unionit.

“Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence”, shkruan Rama në Twitter. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit