1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Media izraelite: Me votën PRO ndaj palestinës në OKB humbëm Evropën

Më të lexuarat

”Bota vendosi: shtet palestinez” ishte titulli i gjithë faqes së parë të gazetës më të shitur izraelite ”Yediot Ahronot”, sipas së cilës dje në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Izraeli pësoi ”një shpartallim politik”.

”Kryeministri Benyamin Netanyahu nuk diti të vlerësojë entitetin e irritimit ndaj Izraelit në botë”, thekson gazeta izraelite.

Edhe gazeta tjetër e njohur izraelite ”Haaretz” (me titull kryesor ‘Bota vendosi’) flet për një ”domino politike” në disfavor të Izraelit, që i dha presidentit palestinez, Abu Mazen 138 vota pro dhe nëntë kundër.

”Dje humbëm Evropën”, pranoi një zyrtar i lartë izraelit i Ministrisë së Jashtme, i cituar nga gazeta.

Në faqet e para të gazetave izraelite duken pamje të festës së palestinezëve në Ramallah si edhe në radhët e delegacionit palestinez në OKB.

Gazeta e djathtë ”Makor Rishon” boton një karikaturë që tregon në dyert e Pallatit të Xhamtë një Abu Mazen në versionin e Kalit të Trojës dhe në barkun e tij militantët e Hamasit duke festuar.

”Në momentin kur Mazen do të ketë një shtet të pavarur, Hamasi do të marrë kontrollin kudo”, parashikon gazeta.

Nga ana e tij, Moshe Feiglin, një nga kandidatët e partisë ”Likud” në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe eksponent i lëvizjes së kolonëve, propozon një reagim të menjëhershëm të Izraelit ndaj votës pro Palestinës: zgjerim të sovranitetit izraelit në të gjithë Cisjordaninë.

”Nëse Zvicra ia ka dalë mbanë pa qenë anëtare në OKB, këtë gjë mund ta bëjmë edhe ne”, thotë eksponenti i ri i ”Likud”-it./

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit