4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Medh’hebi i Edukatës! – Hoxhë Harith Selimi

Më të lexuarat

Gjithmonë ne si muslimanë, për qëndrimet tona, i referohemi hoxhallarëve të ndryshëm apo medhhebeve të njohura në fetvatë e tyre. Por prapëseprapë, fetaria jonë do të jetë e zbehtë, e pashpirt, përderisa ne nuk i referohemi këtyre medh’hebeve edhe në edukatën e tyre dhe jo vetëm në fetvatë e tyre.

Kur them edukatë, nuk kam për qëllim vetëm pjesën etike të sjelljes, por kam për qëllim të gjitha mësimet që merren prej tyre nga veprat e tyre jashtë fjalëve, nga qëndrimet e tyre, nga ajo se si ata e vlerësonin takvallëkun para çdo gjëje, se si i vlerësonin gjërat, në kujdesin e tyre se kujt i jepnin kujdes më të veçantë, në kujdesin e tyre edhe për gjërat e lejuara, rëndësinë që i jepnin fjalës së All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, frikën dhe drojën që kishin për të mos folur pa dije për fenë e All-llahut, konsideratën që kishin ndaj të tjerëve, dhe shumë gjëra të tjera që aludojnë për mentalitetin e tyre.

Mu kjo edukatë është ajo që fetarinë e njeriut e bën të gjallë, e bën të lidhur hallkë pas hallke si zinxhir që shkon deri te i Dërguari i All-llahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Vetëm me këtë lloj pasimi të edukatës arrihet trashëgimia e Tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe vetëm kështu do të fitojë kuptim “Senedi” të cilin Ehli Sunneti e çmon dhe e ruan me çdo kusht.

Prandaj, është pyetje për secilin prej nesh: Sa ne i referohemi edukatës së të parëve tanë? Sa prej nesh e llogarit veten si Hanefi, shkaku se e pason Imam Ebu Hanifen në turpërimin që ndjeu kur dëgjoi se njerëzit flisnin për të, se ai e ngjallte natën të gjithën me namaz? U ndikua nga kjo saqë tha: “Unë turpërohem të cilësohem me diçka që nuk e kam,” dhe prej asaj dite i ngjallte netët e tëra me namaz. Apo e llogarit veten Hanefi, shkaku që qëndron stoik në parimet e tij, mu ashtu sikurse Imam Ebu Hanifja kur refuzoi që të jetë gjykatës dhe e pësoi këtë me burg derisa vdiq në të. All-llahu qoftë i kënaqur me të!

Të parët e dinin shumë mirë rëndësinë e kësaj edukate, e cila nuk lexohet në rreshta, por lexohet në vepra, dhe që përfitohet vetëm duke qëndruar afër hoxhallarëve. Mu për këtë, kur nëna e Imam Malikut, kur e nisi atë që të kërkonte dituri, iu drejtua atij me fjalët: “Shko te Rabiah dhe mëso prej edukatës së tij para diturisë së tij.” E sa prej nesh e quajnë veten Maliki, për shkak se e radhit edukatën para diturisë, mu ashtu si bënte Imam Maliku? All-llahu qoftë i kënaqur me të.

E sa prej nesh e quan veten Shafi, pasi që udhëton për të mbledhur ilmin ngado që të jetë, mu ashtu siç bëri Imam Shafiu? All-llahu qoftë i kënaqur me të.

E sa prej nesh e quan veten Hanbeli, pasi që ndjek Imam Ahmedin, All-llahu qoftë i kënaqur me të, në zuhdin (asketizmin) e tij, saqë kur familja e tij pranuan të holla nga sulltani i asaj kohe, u largua nga shtëpia për aq kohë derisa e harxhuan atë shumë.

Prandaj, mu për këtë, para se të quajmë veten pasues të një medhhebi në fikh, le të jemi pasues të atij medhhebi në edukatë. Vetëm atëherë do të shohim se medhhebi i të katërve ishte i njëjtë, dhe do të shohim se fetaria jonë do të jetë e gjallë dhe më afër së vërtetës.

Medh’hebi i Edukatës!

Hoxhë Harith Selimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit