Forumet e biznesit që do të organizohen nga DEIK do të mbahen në Arabinë Saudite më 17 korrik, në Katar më 18 korrik dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe më 19 korrik
Bordi për Marrëdhëniet Ekonomike me Jashtë (DEIK) njoftoi se do të mbahet një forum biznesi në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) me pjesëmarrjen e presidentit të Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu.
Në postimin e llogarisë së DEIK në Twitter thuhet: “Ne do të organizojmë forume biznesi në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me rastin e vizitës zyrtare të presidentit tonë Recep Tayyip Erdogan në Gjirin Persik”.
Thuhet se Forumi i Biznesit Arabia Saudite-Türkiye do të mbahet më 17 korrik në Xheda, Forumi i Biznesit Katar-Türkiye më 18 korrik në Doha dhe Forumi i Biznesit Emiratet e Bashkuara Arabe-Türkiye më 19 korrik në Abu Dhabi.
/aa/