1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Me këto fjalë i edukonte Resulullahu [alejhisselam] shokët e vet

Më të lexuarat

Me këto fjalë i edukonte Resulullahu [alejhisselam] shokët e vet


“O ju njerëz, përhapeni selamin, jepni ushqim dhe faluni natën kur njerëzit janë duke fjetur që të hyni në Xhennet me paqe.”[1]

“Nuk do të hyjë në Xhennet, ai prej shqetësimeve të të cilit fqinji nuk është i sigurt.”[2]

“Mysliman është ai prej gjuhës dhe dorës së të cilit janë të sigurt myslimanët.”[3]

“Nuk ka besuar me besim të plotë ai që nuk do për vete atë që do për vëllain e tij.”[4]

“Besimtari për besimtarin është sikur ndërtesa, pjesët e së cilës mbajnë njëra tjetrën.” [5]

“Mos e keni zili njëri tjetrin, mos e mashtroni njëri tjetrin në tregti, mos e urreni njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos i ndërhyni njëri tjetrit në shitblerje por bëhuni robër të All-llahut dhe vëllezër në mes vete ashtu si ju ka obliguar Zoti juaj. Myslimani është vëlla i myslimanit, ai nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen, nuk e ofendon. Devotshmëria është këtu (bën me shenjë në gjoksin e tij) dhe mjafton e keqja ta nënçmosh vëllain tënd mysliman. Çdo mysliman e ka të ndaluar (të shkelë) gjakun, pasurinë dhe nderin e myslimanit tjetër.” [6]

“Nuk i lejohet një myslimani që ta braktisë (lëçit) vëllain e tij më shumë se tre net. Takohen ndërsa ia kthejnë shpinën njëri tjetrit. Më i mirë prej tyre është ai që fillon me selam (përshëndetje).” [7]

“Dyert e Xhennetit hapen të hënave dhe të enjteve dhe i falen mëkatet çdokujt që nuk i bën shirk All-llahut, me përjashtim të njeriut që ka hasmëri me vëllain e tij. Thuhet: Afatizoni këta të dy derisa të pajtohen! Afatizoni këta të dy derisa të pajtohen! Afatizoni këta të dy derisa të pajtohen!” [8]

“Prezantohen veprat para All-llahut çdo të enjte dhe çdo të hënë kështu që All-llahu fal në atë ditë secilin njeri që nuk i ka përshkuar shok, me përjashtim të njeriut, ndërmjet të cilit dhe vëllait të tij ka hasmëri. Thuhet: Lini këta të dy derisa të pajtohen! Lini këta të dy derisa të pajtohen!” [9]

“Ndihmoje vëllain tënd dëmtues (i padrejtë) apo i dëmtuar qoftë. Thanë: O i Dërguari i All-llahut, nëse dëmtohet e ndihmoj, por si ta ndihmoj kur është dëmtues (i padrejtë)? Tha: Ta pengosh ose ndalësh nga padrejtësia është (sikur) ta ndihmosh.” [10]

“Detyrat e myslimanit ndaj myslimanit janë gjashtë. E pyetën: Cilat janë ato, o i Dërguari i All-llahut? Tha: Ta përshëndesësh kur ta takosh, t’i përgjigjesh kur të të ftojë, ta këshillosh kur të kërkon këshillë prej teje, të lutesh për mëshirë kur të teshtijë dhe ta falënderon All-llahun, ta vizitosh kur të sëmuret dhe t’ia përcjellësh xhenazen kur të vdes. ” [11]

Bera bin Azibi [radijAll-llahu anhu] rrëfen: Na ka urdhëruar i Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] me shtatë gjëra dhe na ka ndaluar prej shtatë tjerave: Na ka urdhëruar ta vizitojmë të sëmurin, ta përcjellim xhenazen, t’i dëshirojmë mëshirë atij që teshtin, t’i përgjigjemi ftesës, ta përhapim selamin, ta ndihmojmë atë që i është bërë e padrejtë dhe t’i besojmë atij që betohet. Ndërsa na ka ndaluar nga unazat e arit (bartja e tyre), pirja nga enët e argjendit, nga shalat (e punuara nga dibaxhi [lloj mëndafshi] ose mëndafshi), nga rrobat me penj mëndafshi, nga dibaxhi dhe istebreku (dy lloje mëndafshi). [12]

“Nuk do të hynë në Xhennet përderisa nuk besoni dhe nuk besoni përderisa nuk e doni njëri tjetrin. A t’iu tregoj për diç që nëse e bëni, e doni njëri tjetrin? Përhapeni selamin në mesin tuaj.” [13]

Kur u pyet Pejgamberi [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] për Islamin më të mirë (prezantimin e tij më të mirë nga njerëzit), tha: “Të japësh ushqim dhe ta përshëndesësh me selam atë që e njeh dhe atë që nuk e njeh.” [14]

“Shembulli i besimtarëve në dashurinë, mëshirën dhe mirësjelljen reciproke është sikur shembulli i trupit që po lëngoi një gjymtyrë e tij, atëherë vuan i tërë trupi nga pagjumësia dhe ethet.” [15]

“Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet.” [16]

“All-llahu i Madhëruar nuk e mëshiron atë që nuk i mëshiron njerëzit.” [17]

“Sharja e myslimanit është fusuk [pandershmëri] ndërsa vrasja e tij kufër [mosbesim].” [18]

Dr. Sedat Islami

[1] Hadithin e transmeton Tirmidhiu në librin Sifetu-l-kijameh, kreu Haddethena Muhammed bin Besh-shar, 4/652, nr. 2485. Hadithin e transmetojnë po kështu edhe Ibni Maxheh, Darimiu dhe Imam Ahmedi, ndërsa Albani në Sahihu Et-Tirmidhijj, 2/303, e vlerëson autentik.

[2] Hadithin e transmeton Muslimi, libri El-Iman, kreu Tahrimu idhai el-xhar, 1/68, nr. 46.

[3] Hadithin e transmetojnë Buhariu (1/54, nr. 11) dhe Muslimi (1/65, nr. 41).

[4] Hadithin e transmetojnë Buhariu (1/56, nr. 11) dhe Muslimi (1/67, nr. 45).

[5] Hadithin e transmetojnë Buhariu (1/565, nr. 481) dhe Muslimi (4/1999, nr. 2585).

[6] Hadithin e transmeton Muslimi (4/1986, nr. 2564).

[7] Hadithin e transmeton Buhariu (4/1986, nr. 2560).

[8] Hadithin e transmeton Muslimi (4/1987, nr. 2565).

[9] Hadithin e transmeton Muslimi (4/1988, nr. 2565/36).

[10] Hadithin e transmeton Muslimi (4/1988, nr. 2584).

[11] Hadithin e transmeton Buhariu (3/112, nr. 1240).

[12] Hadithin e transmeton Buhariu (3/112, nr. 1239).

[13] Hadithin e transmeton Muslimi (1/74, nr. 54).

[14] Hadithin e transmeton Buhariu (1/55, nr. 12).

[15] Hadithin e transmeton Buhariu (10/438, nr. 6011).

[16] Hadithin e transmeton Buhariu (10/438, nr. 6013).

[17] Hadithin e transmeton Muslimi (4/1809).

[18] Hadithin e transmetojnë Buhariu (1/110 nr. 48) dhe Muslimi (nr. 64).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit