1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Më fal baba, paska qenë gënjeshtër!

Më të lexuarat

Nga Armir Shkurti

Si sot 29 vjet më parë. Ora rreth 17. Im at qe nisur në këmbë nga Kombinati, ku banonim atëhere. Më gjen, për fat, mu aty ku është tenda prej betoni e parkimit që ka ndërtuar Lali në sheshin Skënderbej. Qe i bardhë në fytyrë nga meraku. Unë , karafili, në ekstazë, me dy krahët ngritur ku s’shkonin më, i thirra:
– E hodhëm bab! E hodhëëëm! – dhe e përqafova fort.
Im atë nuk lëvizi. I qenë shterrur forcat më shumë nga ankthi se nga lodhja. Unë u pezmatova. Ai qe më antikomuniste e antienverist se unë. Pse s’kishte pikën e entuziazmit?
– Po ç’ më duhet mua mor bir, po të gjeti gjë ty? – më tha me një fije zëri që mezi i doli.
I jashtëzakonshmi ati im! Në të njejtën orë, si para 29 vjetësh, sot e putha dhe e përqafova i përlotur. Nuk pata kurajo t’ia them me zë, por me shpirt ia përsërita 100 herë: ” MË FAL BABA”!
Në 3 dekada nuk kam rreshtur sa herë kam ndeshur batakçilerët që vunë emër e para me gjakun e të tjerëve e sidomos të idealistëve!
Më fal baba që gjithashtu të gënjeva! Të thashë : ” E hodhëm! Jo mor bush! Aty janë! Edhe fizikisht kufomat, bashkë me shpirtin, metodat, idealin dhe këlyshët që bartin të njejën ADN dhe udhëheqin vendin!
Ata që u vranë ( e nuk qenë pak që u ekzekutuan në janar – prill 1991) veç nënat e motrat shamizeza i kujtojnë…..

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit