0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Me Bidenin president, zyrtarët amerikanë nuk presin armëpushim në Gaza

Më të lexuarat

“Wall Street Journal” raportoi se administrata Biden do të vazhdojë të punojë për arritjen e një marrëveshjeje, duke e konsideruar atë të vetmen mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Zyrtarët e lartë amerikanë kanë pranuar se nuk presin që Izraeli dhe Hamasi të arrijnë një marrëveshje armëpushimi para përfundimit të mandatit të presidentit Joe Biden, sipas një raporti të publikuar të enjten.

“Wall Street Journal” raportoi se administrata Biden do të vazhdojë të punojë për arritjen e një marrëveshjeje, duke e konsideruar atë si mënyrën e vetme për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të ndaluar intensifikimin e konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.

“Asnjë marrëveshje nuk është afër. Nuk jam i sigurt se do të arrihet ndonjëherë”, tha një nga zyrtarët amerikanë për Journal.

Një çështje e vështirë thuhet gjithashtu të jetë numri i të burgosurve palestinezë që Izraeli duhet të lirojë në mënyrë që të sigurojë kthimin e robërve të tij, për të cilin tha se ishte një pengesë e madhe përpara vdekjes së gjashtë pengjeve, duke përfshirë një amerikan.

Për më tepër, një sulm i fundit dyditor ndaj Hezbollahut me shpërthime pejxherësh, i ndjekur nga sulmet ajrore izraelite, ka rritur shanset për një luftë në shkallë të gjerë, duke komplikuar më tej përpjekjet diplomatike me Hamasin, thuhet në raport.

“Një problem tjetër është se, sipas zyrtarëve të administratës Biden, Hamasi bën kërkesa dhe më pas refuzon të thotë “po” pasi ShBA-ja dhe Izraeli t’i pranojnë ato”, thuhet në raport.

John Kirby, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, u tha gazetarëve të mërkurën se SHBA po bën përpjekje për të “sjellur pengjet në shtëpi dhe për të vendosur një armëpushim, sado e frikshme që mund të jetë”.

“Ne jemi ende të angazhuar në diplomaci intensive për të parandaluar hapjen e një fronti të dytë në atë kufi me Libanin. Ne nuk jemi më afër kësaj tani sesa ishim një javë më parë”, tha Kirby.

Të martën dhe të mërkurën në pjesë të ndryshme të Libanit ndodhën shpërthime të pexherëve dhe radiove (walkie-talky). Shpërthimet vranë 37 persona dhe u plagosën disa mijëra të tjerë.

Qeveria libaneze dhe Hezbollahu kanë akuzuar Izraelin për kryerjen e sulmit dhe Hezbollahu është zotuar të hakmerret.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit