Më 7 dhe 8 prill mbahet konferenca shkencore, “Gjenocidi serb kundër shqiptarëve gjatë shek. XIX-XX”
06/04/2022 Njoftime
Instituti i Historisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë në Tiranë dhe Institutin Albanologjik në Prishtinë, organizon konferencën shkencore “Gjenocidi serb kundër shqiptarëve gjatë shek. XIX-XX”, që do të mbahet më 7-8 prill 2022, në Amfiteatrin e Institutit të Historisë në Prishtinë (mbi objektin e Institutit Albanologjik), duke filluar nga ora 09:30. Në këtë Konferencë do të paraqiten me kumtesat e tyre mbi 65 studiues nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilët do t’i prezantojnë rezultatet shkencore të kërkimeve të tyre, respektivisht aspektet historike, politike, juridike, sociale, demografike, psikologjike, kulturore e urbanistike që rezultuan nga gjenocidi shtetëror serb i ushtruar kundër shqiptarëve përgjatë dy shekujve, me theks të veçantë në periudhën e fundit. Pasi që një temë e tillë paraqet një rëndësi primare për publikun në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe më gjerë, sigurisht që edhe për historiografinë dhe shkencën shqiptare në përgjithësi, lusim mediat që t’i japin hapësirë mediale një evenimenti të tillë.
Nëse keni nevojë për sqarime shtesë rreth organizimit të konferencës ju lutem kontaktoni në këtë numër apo email:
044/48 184 110
/radiokosovaelire/