-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Mbretërit e A. Saudite dhe Marokut arrijnë në marrëveshje për koordinim përball Iranit

Më të lexuarat

Mbreti Selman i Arabisë Saudite dhe Mbreti Muhammed i 6-të i Marokut arritën në konsensus për domosdoshmërinë e bashkërendimit për të parandaluar ndërhyrjen e Iranit në punët e brendshme të vendeve arabe.

 

Mbreti Selman i Arabisë Saudite dhe Mbreti Muhammed i 6-të i Marokut arritën në konsensus për domosdoshmërinë e bashkërendimit për të parandaluar ndërhyrjen e Iranit në punët e brendshme të vendeve arabe.

Sipas lajmit që përcjell agjencia saudite e lajmeve (SPA), Mbreti Selman zhvilloi një bisedë telefonike me Mbretin e Marokut.

Bashkëbiseduesit ranë dakord për bashkërenditje dhe mbajtje të qëndrimit të përbashkët kundër ndërhyrjeve të Iranit në punët e brendshme të vendeve arabe dhe politikave të tij që synojnë tronditjen e sigurisë dhe stabilitetit në këto vende.

Mbreti Selman gjithashtu ka theksuar se solidarizohen me popullin dhe qeverinë e Marokut përballë të gjitha kërcënimeve ndaj sigurisë, stabilitetit dhe tërësisë territoriale të këtij vendi.

Ministri i Jashtëm i Marokut, Nasir Burita kishte deklaruar se “Marrëdhëniet diplomatike me Iranit janë ndërprerë duke filluar prej 1 majit e këtej, me arsyetim se lidhja mes Hizbullahut dhe Frontit Polisario kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e vendit”.

Tensionimi mes Frontit Polisario, i përkrahur nga ana e Algjerisë dhe udhëheqjes së Marokut që filloi në vitin 1975 pas aneksimit të Marokut të territoreve të Saharës Perëndimore, e cila ka qenë ish-koloni spanjolle, po vazhdon ende.

Ndërkohë që Maroku mbron qëndrimin se territori në fjalë duhet të mbetet nën sovranitetin e tij, Fronti Polisario pretendon se Sahara Perëndimore është shtet i pavarur.

Fronti Polisario deri në vendosjen e armëpushimit me ndërmjetësimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në vitin 1991, ishte në luftë të armatosur kundër forcave marokene të sigurisë.

Bisedimet në lidhje me statusin e Saharës Perëndimore, të cilat po zhvillohen prej arritjes së marrëveshjes së armëpushimit e këtej, ende nuk dhanë ndonjë rezultat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit