12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Shtohen me 92% bizneset e huaja në Turqi

Më të lexuarat

Sipas të dhënave të Dhomës së Tregtisë së Stambollit (ITO) numri i shoqërive tregtare me ortak të huaj që janë krijuar në 4 muajt e parë të vitit është rritur me 92% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe ka arritur në 2 mijë e 484.

 

Numri i bizneseve me kapital të huaj që janë hapur në 4 muajt e parë të vitit është rritur me 92%.

Sipas të dhënave të Dhomës së Tregtisë së Stambollit (İTO) numri i shoqërive tregtare me ortak të huaj që janë krijuar në 4 muajt e parë të vitit është rritur me 92% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe ka arritur në 2 mijë e 484.

Kurse numri i firmave me ortak turk që janë krijuar rishtas në këtë periudhë është rritur me 20,4% dhe ka qenë 20 mijë e 718.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Stambollit (ITO), Şekib Avdagiç në një prononcim ka thënë se përgjigja më e qartë për agjencinë ndërkombëtare të vlerësimit të kreditit Standard & Poor’s (S & P), e cila e vlerëson në mënyrë të njëanshme Turqinë, është numri i kompanive me kapital të huaj që janë regjistruar në ITO.

Skenari i S&P për notën (e Turqisë) nuk ka funksionuar, përkundrazi investitorët e huaj vazhdojnë të vrapojnë drejt Stambollit,- shtoi Avdagiç.

“Ajo që duan të arrijnë këto qarqe (që dihen) është përshkallëzimi i shqetësimit e ankthit deri në zgjedhjet presidenciale dhe legjislative të 24 qershorit,” tha ai.

“Rritja e numrit të firmave të sapothemeluara në Stamboll tregon qartë se: askush nuk do t’ia dijë për vendimet e S & P dhe të lojtarëve të ngjashëm që japin nota krediti, sepse stabiliteti dhe okazionet e biznesit tregojnë Turqinë. Nga ana tjetër po të kemi parasysh se numri i turistëve që kanë ardhur në Turqi në tremujorin e parë i ka tejkaluar që tani 5 milionët, shohim atë që vendi ynë është në qendër të vëmendjes, si të mysafirëve të huaj, ashtu edhe të investitorëve ndërkombëtarë”,- vlerësoi Avdagiç.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit