1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

MBI KËTO KUPTIME DUHET T’I EDUKOJMË FEMIJËT T’A KUPTOJNË DREJT AGJERIMIN

Më të lexuarat

Mos i mësoni fëmijët, nipërit dhe mbesat tuaj se ne agjërojmë që të jetojmë ndjenjat e fukarenjve….
As mos u thoni atyre se Allahu do të provojë sa të durueshëm jemi…..
Sepse ka qindra metoda për të provuar durimin përveç largimit nga ushqimi për një kohë të caktuar…
Mos u thoni atyre se ne agjërojmë që të ndjejmë atë që ndjejnë ata të cilët nuk gjejnë ç’të hanë…
Sepse shumë lehtë mund të thonë: “Pse atëherë agjërojnë fukarenjtë dhe nevojtarët??!!
As mos u thoni se ne agjërojmë që të mos futemi në zjarr, sepse kështu fëmijët e lidhin agjërimin me dënimin dhe zjarrin.
Atëherë çfarë t’u themi pse agjërojmë?
Agjërojmë së pari për të zbatuar urdhërin e Allahut-az-ze ue xhel.
Agjërojmë sepse agjërimi i muajit të Ramazanit është shtyllë prej shtyllave të Islamit.
Agjërojmë që të arrijmë gradën e devotshmërisë. Allahu-Teala e mbyll ajetin e agjërimit duke thënë:
🌿{…لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ}
“…kështu që të bëheni të devotshëm.” (el-Bekare/186)
Agjërojmë sepse agjërimi është ibadet i cili i pastron shpirtrat tanë nga epshet e kësaj dunjaje.
Agjërojmë që të edukojmë vetet tona. E kemi para syve ushqimin e nuk hamë, ndjejmë etje🥛 dhe nuk pimë edhe pse ndoshta nuk na shikon askush!
E kjo padyshim është edukim për veten, prandaj edhe Allahu e ka bërë shpërblimin e këtij ibadeti pa hesap.
Ku thotë në hadith Kudsij “…përveç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të”
Mësoni fëmijëve tuaj dashurinë e Allahut së pari.

E pastaj si shtesë mundemi tu themi se agjërimi na bën të ndjejmë ndjenjën e urisë së atyre që nuk kanë ç’të hanë, në mënyrë që të shikojnë mirësitë e Allahut që kanë, por mos të jetë kjo baza.
Lusim Allahun e Madhëruar të na e pranojë agjërimin dhe të gjitha ibadetet tona sepse vetëm Ai është Dhuruesi dhe Poseduesi i kësaj.

përkthim F.Gurra

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit