10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Litari imagjinar – Porosi aq e bukur mbi edukimin e brezave të rinjë

Më të lexuarat

Shkoi një fshatar tek komshiu i tij për t’i kërkuar një copë litar për të lidhur gomarin para derës së shtëpisë. Komshiu iu përgjigj se nuk kishte litar, por i dha një këshillë: “Dëgjo! Mund të bësh të njëjtat lëvizje rreth qafës së gomarit sikur po e lidh atë dhe ke për të parë që nuk do të lëvizë vendit.”
Dhe ashtu bëri fshatari, sipas këshillës së komshiut të tij. Mëngjesin tjetër, gjeti gomarin në të njëjtin vend fiks. Hipi fshatari mbi shpinën e gomarit dhe po e nxiste për të shkuar me të në arë. Mirëpo, gomari nuk lëvizte nga vendi. Sado që fshatari u mundua ta lëvizte, ta nxiste për të ecur, gomari përsëri qëndronte në vend. Shkoi tek komshiu dhe i kërkon që t’i këshillonte diçka që ta bënte gomarin të ecë.
Komshiu i thotë:
“A bëre sikur po ia zgjidh litarin rreth qafës?” Fshatari përgjigjet i habitur:
“Po rreth qafës nuk ka litar!!”
I tha:
“Kështu mendon ti, por për gomarin litari është akoma rreth qafës së tij.”
U kthye tek gomari dhe bëri veprime sikur po ia hiqte litarin rreth qafës. Gomari filloi të ecë pa pasur nevojë për nxitje.
………………
Mos qesh për këtë gomar!
Ta dish se mund të ketë njerëz robër të zakoneve dhe bindjeve si pasojë e asaj që ata imagjinojnë se i mban të lidhur pas tyre.
Prandaj, u duhet që të kërkojnë për litarin e padukshëm që u mban lidhur mendjet e tyre dhe i pengon ata të ecin përpara.
Ai popull, i cili u trashëgon brezave të rinj dobësinë, prapambetjen, frikën dhe varfërinë do të mbetet i prapambetur derisa të zgjidhë litarin e tij imagjinar.
Vetëm atëherë do të mundet të ngrihet dhe të ecë përpara përsëri.

Marrë nga:

نادياللغةالعربية

Përkthim: Amina Ndreu

“Mendo me zgjuarsi, puno me zgjuarsi dhe bëhu i zgjuar…do kesh largpamësi!”
———————

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit