0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Mbi 300 mijë sirianë do të marrin shtetësi turke

Më të lexuarat

Turqia do të akordojë dhënien e shtetësisë për 300.000 refugjatë sirianëve duke fituar të drejtën për të qëndruar në territorin e saj, raportoi sot një gazetë turkeDhënia e shtetësisë turke do të kryhet në mënyrë graduale, njoftoi e përditshmja Haberturk.
Ky proces do të përfshijë në fazën e parë rreth 30.000 deri në 40.000 sirianë, nga një numër i përgjithshëm prej 2,7 milionë që jetojnë në Turqi pasi janë larguar nga shtëpitë e tyre shkak i luftës, më pas deri në 300.000 nga ky kontingjent.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi më 2 korrik se po studionte mundësinë e një natyralizimi të refugjatëve sirianë, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Vetëm 10 për qind e sirianëve në Turqi jetojnë në kampe pranë kufirit, pjesa tjetër ku përfshihen të gjithë kategoritë e tjera sociale janë në përpjekje të vazhdueshme për t’u integruar në shoqërinë turke dhe në tregun e punës. Turqia nuk i konsideron nga ana ligjore si refugjatë por si “mysafirë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit