6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Mbi 100.000 palestinezë falën namazin e Bajramit në xhaminë Al-Aksa

Më të lexuarat

Mijëra muslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar nga Izraeli, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezët në Kudsin Lindor edhe këtë Bajram u dyndën në Mesxhid Al-Aksa për të falur namazin e Bajramit, që shënon fillimin e një prej festave më të mëdha muslimane.

Pavarësisht sulmeve nga forcat izraelite në të cilat dhjetëra palestinezë janë vrarë ditët e fundit, muslimanët palestinezë nxituan sot në mëngjes për namazin e Bajramit.

Nga Drejtoria për Vakëfe në Kuds theksuan se më shumë se 100 mijë besimtarë kryen namazin e Bajramit në Al-Aksa.

Pas namazit të Bajramit në haremin e Xhamisë Al-Aksa u fal edhe namazi i xhenazës në mungesë për të gjithë dëshmorët që dhanë jetën e tyre në sulmet e forcave izraelite gjatë ditëve të fundit të Ramazanit.

Pas namazit të xhenazes u mbajt edhe një protestë ku mund të dëgjoheshin thirrjet “Liri”, “Jetët tona do t’i japim për Al-Aksën”.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës sot njoftoi se në sulmet e fundit izraelite në Gazë kanë humbur jetën gjithsej 65 persona, në mesin e të cilëve 16 fëmijë dhe pesë gra, ndërsa numri i të plagosurve në sulmet izraelite është rritur në 365.

Grupet e rezistencës palestineze i dhanë policisë izraelite një afat për t’u tërhequr nga lagjja Sheikh Jarrah dhe kompleksi Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar deri në orën 18:00 të mëngjesit më 10 maj. Forcat izraelite nuk u tërhoqën brenda afatit të caktuar, i cili u pasua nga konflikti dhe sulme të ashpra nga forcat izraelite në Gaza.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit