16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Nipi i Nelson Mandela-s: Nuk do të qetësohemi derisa bota të mirëpresë lirinë e Palestinës

Më të lexuarat

Zwelivelile Mandla Mandela, nipi i Nelson Mandela-s, dërgoi një mesazh në mbështetje për palestinezët të ekspozuar ndaj sulmeve izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nuk do të qetësohemi derisa bota të mirëpresë lirinë e Palestinës”. Ne nuk do të qëndrojmë të heshtur përpara krimeve të kryera kundër fëmijëve dhe grave të pafajshme në Palestinë”, tha Mandla Mandela.

Nipi i Mandela-s gjithashtu mori pjesë dje në një demonstratë në Kejptaun për të protestuar ndaj sulmeve të Izraelit në Xhaminë Al-Aksa dhe Gaza.

Ai theksoi se ndjen dhimbje dhe pikëllim të thellë kur sheh vrasje dhe dhunë ndaj palestinezëve.

Ai po ashtu kujtoi fjalët e Nelson Mandela-s i cili dikur tha “Nëse Palestina nuk është e lirë, liria e Afrikës së Jugut nuk është e plotë”.

Nelson Mandela ka qenë një politikan, aktivist i Afrikës së Jugut dhe presidenti i parë me ngjyrë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Republikës së Afrikës së Jugut.

Ai ishte një udhëheqës në luftën kundër segregacionit racor (aparteidit) i cili ia kushtoi jetën luftës për liri, barazi dhe barazi racore.
/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit