1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mbështetur mbi pragun e pritjes…

Më të lexuarat

Si sot, para një viti, kjo përshpirtje më kishte rrethuar, duke ma bërë natën ditë lutjesh e diell rrezatues, që shpërndan shpresë e dritë aveniri, në një botë plot erë baruti e duhmë trupash të djegur njerëzish që dëshmojnë vlerat më të larta qytetëruese…

Mbështetur mbi pragun e pritjes…

“Dashninë që All-llahu ta vendos në zemër.., nuk ka forcë a pushtet ta heqë, pos Atij që e ka vendosur! Mos pyet, as ata që e provuan, as mjekun!”, thoshte Ahmed Sheuki i famshëm…

Malli i kësaj nate përmendi emrin tënd dhe zemra u ndez flakë, në këtë sahar të heshtur kujtimesh… Errësirat u përhumbën në tingujt që lanë pas prekjet e natës plot bekim qiejsh pa kufi… Flaka e ndezur ndriçoi, si thirrje udhëzimi, larg mbi Tur…

Mbështetur mbi pragun e pritjes vështroj në horizont, larg shfaqet Drita jote, që s’ka të krahasuar me asnjë bukuri të kësaj bote iluzionesh jetëshkurtra…

Para teje shuhen tërë rropatjet e dëshpëruara të skllevërve të kësaj bote, asgjë s’ka më vlerë, veç bukurisë së emrit tënd në këtë natë, që përkund me melankolinë e saj trazimin e zemrës…

***

Mbështetur mbi pragun e pritjes vështroj natën në sy… Kjo jetë është e varfër pa prekjet e mallit tënd, pa të, ajo mbetet sahra e thatë, pa ujë e pa bekim… Kjo jetë nuk vlen as sa një natë e heshtur, pa dashninë e ujitur nga Krijuesi i saj…

Mbështetur mbi pragun e pritjes, zemra nis e këndon ca vargje të lashta: “O fllad i erës, thuaji degëve të njoma, trëndafili veçse ma shtoi etjen..!”, pa kthyer kokën, as djathtas, as majtas…

Mbështetur mbi pragun e pritjes, me flladet e kësaj nate, dërgova Selamet e mallit përtej horizontit…

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 26 shkurt 2017

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit